Zyra për Orientim në Karrierë

Në kuadër të Kolegjit Dardania, funksionon edhe Zyra për Orentim në Karrierë si një sektor i veçantë i qendrës së shërbimit për studentë. Stafi i zyrës sjell përkushtim dhe ekspertizë për të ndihmuar studentët të arrijnë sukses në zhvillimin e karrierës së tyre.

MISIONI

Misioni i funksionimit të Zyrës për Orientim në Karrierë është që studentëve të Kolegjit Dardania si gjatë studimeve ashtu edhe pas diplomimit ti ndihmojë në identifikimin, planifikimin dhe arritjen e karrierës së preferuar profesionale. Zyra e karrierës i aftëson te rrinjtë për zgjedhjen e profesionit, i inkurajon studentët për aftësim në profesionin e zgjedhur dhe i mbështet të diplomuar për zhvillimin e vazhdueshëm të karrierës së tyre.

QËLLIMET

  • Informimi, orientimi, këshillimi i studenteve aktual dhe të diplomuar rreth zhvillimit dhe planifikimit të karrierës;
  • Zhvillimi i shkathtësive, aftësive, vlerave dhe potencialeve të studentëve për nevojat e tregut të punës;
  • Monitorimi i vazhdueshëm i studentëve gjatë punës praktike, vullnetare dhe tutoriale;
  • Rrjetizimi me punëdhënësit për praktikat e studentëve dhe punësimit;
  • Përgatitja e studentëve për punësim dhe arsimim gjatë gjithë jetës;
  • Zhvillimi i shkathtësive eksploruese tek studentët aktual dhe të diplomuar;
  • Organizimi i punëtorive, seminareve, webinareve, tryezave të rumbullakëta, konferencave, me qëllim që studentët të arrinë t’i zotërojnë shkathtësitë që janë të nevojshme për organizimin dhe planifikimin e karrierës profesionale;
  • Zhvillimi i strategjive inovative rreth zhvillimit të karrierës të studentëve;
  • Zhvillimi i shkathtësive për kërkimin e burimeve relevante për t’i informuar studentët rreth mundësive të hulumtimit të tergut të punës dhe zhvillimit të karrierës;
  • Ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara rreth zhvillim të karrierës;
  •  Bashkëpunimi me njësitë akademike të Kolegjit Dardania , për ofrimin e mundësive të zhvillimit të karrierës së studentëve;
  • Bashkëpunimi me akterët të jashtëm për zhvillimin e shkathtësive, aftësive dhe potencialeve të studentëve në fusha të caktuara profesionale;
  • Organizimi i evenimenteve dhe aktivitetetve që ndërlidhen me karrierë;

 

Një nga prioritet e Kolegji Dardania, është edhe përkrahja financiare e studentëve qysh nga themelimi i institucionit, funksionon edhe programi Punë & Studime; qëllimi i këtij programi është që studentëve t’i mundësohet të punojnë me gjysmë orari në disa nga shërbimet e Kolegjit, siç janë: biblioteka, qendra kompjuterike, zërimi, mirëmbajtja teknike, mirëmbajtje të web-faqes dhe rrjetit lokal elektronik të Kolegjit, zyra e regjistrimit, qendra e kopjimit, asistencë administrative. Në kuadër të Zyrës për Orientim në Karrierë funksionon edhe programi i ALUMNI i cili përcjellë dhe përkujdeset për studentët që diplomojnë në Kolegjin Dardania deri në punësimin e tyre dhe më vonë fillimin e punës.

PËR STUDENTË

Stafi i zyrës së karrierës në Kolegjin Dardania, i ndihmon studentëve duke ofron shërbime dhe burime për përgatitjen profesionale të studentëve aktual dhe atyre të diplomuar. Zyrtarët e zyrës së orientimit në karrierës ofrojnë këshilla individuale dhe grupore për studentët lidhur me tema profesionale siç janë:

SHËRBIMET E OFRUARA PËR STUDENTË

Zyra e orientimit në Karrierë ofron mundësi të shumta për zhvillimin e shkathtësive, aftësive, potencialeve të studentëve, duke organizuar punëtori, seminare, webinare, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, biseda me qëllim që studentët të kuptojnë më mirë tregun e punës dhe t’i zotërojnë shkathtësitë që janë të nevojshme për organizimin dhe planifikimin e karrierës së tyre profesionale.

 

STUDENTËT TUTOR DHE VULLNETAR

Kolegji Dardania ofron mundësi të shumta për studentë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit gjatë organizimit të aktiviteteve me karakter profesional nëpërmjet zyrës së orientimit në karrierë. Njëkohësisht ofron mundësi të bashkëpunimit për studentët aktual në më nyrë efektive si antarë të një ekipi, të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të pranojnë përgjegjësi individuale për projekte ose detyra në cilësi të tutorëve.

 

PËR STUDENTËT E DIPLOMUAR

Zyra e orientimit në Karrierë mban kontakte të vazhdueshëm me studentët e diplomuar, me qëllim të ofrimit të informatave rreth punësimit, pjesëmarrjes së studentëve të diplomuar në evenimetet, punëtori, seminare të cilat organizohen nga Kolegji Dardania.

APLIKIMI PËR PUNË PRAKTIK /PUNËSIM

Zyrtarët e zyrës së orientimit në karrierës i ndihmojnë studentëve në eksplorimin e punës praktike dhe punësimit, duke iu ofruar informata përktëse nëpërmjet kanaleve të ndryshme siq janë: organizuar punëtori, seminare, njoftimi me vende të lira të punës, ofrimin e këshillave individuale, grupore, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive dhe aftësive profesionale. Pjesëmarja e studentëve në aktivitetet të tilla zgjeron njohurit e tyre lidhur me profesionet që dëshirojnë ti zotërojnë në të ardhmen dhe ndihmon në krijimin e lidhjes midis përvojave të fituara dhe karrierës së ardhshme.

TAKIMET DIKUR DHE SOT 

Takimi i studentëve aktual dhe studentëve të diplomuar.

Zyra e orientimit në karrierë ofron mundësi të bashkëpunimit për studentët aktual dhe të diplomuare cila realizohet , përmes organizimeve të ndryshme siç janë: tryezat të rumbullakëta, vebinareve, storje të sukseseve, ku studentët e diplomuar paraqesin arritjet, sfidat, mundësitë, përfitimet lidhur me profesionet e tyre para studentëve aktual. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave luan një rol të rëndësishëm gjatë procesit të vendimarrjes për karrierë.

PUNDHËNËSIT

Zyra e Orientimit në Karrierë ndihmon studebtëve që të zhcillojnë kontakte me pudhënësit. 

Pundhënësit ndihmojnë dhe ofrojnë mundësi të shumta për zhvilllimin e shkathtësive profesionale të studentëve. Një tjetër mundësi e cila ofrohet nga pundhënësit është edhe mundësimi i zhvilllimit të punës praktike të studentëve në istitucione përkatëse, ku ata do të kenë mundësi ti zhvillojnë shkathtësit e tyre profesionale nën mbikqyrjen e personave kompetent.

Nora Korapi

Coordinator

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale