Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale

Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten përgjatë karrierës suaj - dhe për të bërë një ndryshim në çdo gjë që bëni.

Misioni

Misioni i programit të studimit Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale në nivelin bachelor është të pregatis brezin e ardhshëm të profesionistëve dhe liderëve të aftë për të menaxhuar resurset humane në koorporatë dhe të liderve në veprimtaritë publike. Programi Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale synon poashtu që të krijoj kuadro kompetente profesionale, të krahasueshme me vendet e zones evropiane të arsimit të lartë, të cilët permes njohjes së psikologjisë e cila do t’i shërbejë si mjet për menaxhim të suksesshëm, kudo që punon dhe vepron.

Ky program i aplikuar ka për qëllim të aftësojë studentët, për të menxhuar sjelljet dhe veprimet të akterëve brenda organizatës duke marrë parasysh implikimet psikologjike të tyre në raportet ndërnjerëzore.

Rezultatet e Pritura

Qëllimi kryesor i veprimtarisë së përgjithshme arsimore në Kolegjin Dardania është që studentët të angazhohen, arsimohen dhe aftësohen sistematikisht në fusha akademike, profesionale dhe praktike. Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Të kenë njohuritë dhe aftësi në psikologji organizative duke përfshirë dizajnimin dhe përdorimin e instrumenteve për analizimin e konteksteve dhe përmirësimin e praktikave në vendin e punës;
  • Demonstrojnë një kuptim kritik dhe integrues të marrëdhënies në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikave të mira;
  • Të posedojnë një sërë praktikash si dhe aftësi konsultuese të përshtatshme për fushën e psikologjise dhe menaxhmentit;
  • Të vlerësojnë, çështjet kyçe etike ligjore dhe të biznesit në praktikën profesionale në psikologjinë organizative;
  • Të jenë të pajisur me aftësi të avancuara kërkimore si dizajnimin, kryerjen dhe ekzekutimin e projekte kërkimore;
  • Të jetë në gjendje të përdorin njohuritë dhe dëshmitë e mbledhura nga projekte kërkimore për të informuar aplikim e tyre në problemet e që shfaqen në mjediset e punës;
  • Të komunikojnë në mënyrë profesionale në mjediset akademike, profesionale dhe komerciale;
  • Të kenë besim në njohuritë e tyre që të mund të operojnë në kontekste komplekse dhe të panjohura, përmes aplikimit të njohurive fleksibile, kreative, dhe gjenerimit të zgjidhjeve transformuese.

Plani i Studimit

Semestri 1Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Hyrje në Psikologjinë Aplikative7Obligative
Teoritë e Proceseve Kognitive, të Mësuarit dhe Motivimit5Obligative
Metodat Kërkimore në Psikologjinë Aplikative I: Metodat Kuantitave7Obligative
Sistemet e Menaxhmentit6Obligative
Gjuhë Angleze I5Obligative
Semestri 2Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Psikologjia e Personelit6Obligative
Metodat Kërkimore në Psikologjinë Aplikative II: Metodat Kualitative7Obligative
Sipërmarrsia dhe Biznesi i Vogël7Obligative
Zgjedhore 15Obligative
Zgjedhore 25Obligative
Semestri 3Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Inteligjenca Emocionale7Obligative
Motivimi në Punë7Obligative
Menaxhimi i Projekteve6Obligative
Zgjedhore 35Obligative
Zgjedhore 45Obligative
Semestri 4Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ7Obligative
Psikologjia Industriale dhe Organizative7Obligative
Vendimarrja dhe Analiza e Vendimeve6Obligative
Zgjedhore 55Obligative
Zgjedhore 65Obligative
Semestri 5Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Psikologjia e Konsumatorit dhe Marketingu6Obligative
Hyrje në Strategjitë e Coaching7Obligative
Matja dhe Testimi në Psikologji7Obligative
Zgjedhore 75Obligative
Zgjedhore 85Obligative
Semestri 6 Kreditë ECTS Obligative/ Zgjedhore
Menaxhimi i Institucioneve Publike 7 Obligative
Menaxhimi Strategjik dhe Globalizimi 7 Obligative
Punimi i Diplomës 6 Obligative
Zgjedhore 9 5 Obligative
Zgjedhore 10 5 Obligative
Puna Praktike Obligative

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

Programet e Studimit në
Nivelin Bachelor

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?