Hulumtimi dhe Bashkëpunimet

Kolegji DARDANIA inkurajon studime ndërdisiplinore dhe multidisiplinare, të cilat sjellin pasurimin e njohurive të studentëve dhe aftësinë e tyre për të mësuar gjatë gjithë jetës.

Kolegji Dardania është i përkushtuar të zhvillojë staf të aftë përmes mësimdhënies dhe hulumtimit, dhe bashkëpunimit, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijues në shërbimin e komunitetit, krijimin e një stafi profesional kompetent për të përmbushur kërkesat në kontekstin e zhvillimit ekonomik dhe politik, si dhe jetës socio-kulturore në Kosovë.

Kolegji DARDANIA inkurajon studime ndërdisiplinore dhe multidisiplinare, të cilat sjellin pasurimin e njohurive të studentëve dhe aftësinë e tyre për të mësuar gjatë gjithë jetës.

Kolegji Dardania synon të kontribuojë në avancimin e Arsimit të Lartë në Kosovë duke ofruar mësimdhënie dhe kërkim cilësor, po ashtu duke krijuar bashkëpunime me institucione dhe korporata kredibile kombëtar dhe ndërkombëtare. Komuniteti akademik dhe studentor i Kolegjit Dardania është i përkushtuar të bëjë përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të shoqërisë së Kosovës. Ekzistojnë tre pika kryesore mbi të cilat Kolegji Dardania projekton vizionin e tij: liria akademike, mbështetja e studentëve me bursa dhe inovacione.

Institucioni ynë është themeluar bazuar në idenë se diversiteti pasuron vlerat tona akademike dhe rrit interesin e studentëve për të mësuar. Prandaj, Kolegji Dardania është i përkushtuar për të siguruar mundësi të barabarta për stafin e tij akademik dhe studentët. Një nga pikat e forta të Kolegjit Dardania janë programet unike të studimit me kurrikulë multi-ndër disiplinore të ofruara për studentët e saj që u mundëson të gjithë pjesëmarrësve në vizionin e Kolegjit Dardania të jenë pjesë e komunitetit tonë.

Prandaj, Kolegji Dardania i kushton vëmendje të veçantë hulumtimit dhe bashkëpunimit me institucione, biznese dhe organizata të ndryshme për të mirën e të gjithë shoqërisë së përfshirë dhe më gjerë.

Kolegji Dardania vazhdimisht inkurajon stafin e tij akademik dhe studentët që të marrin pjesë në mënyrë aktive në hulumtime shkencore dhe bashkëpunime të ndryshe që kontribuojnë në aspektin akademik dhe profesional, duke siguruar mbështetje në të gjitha fushat e ndërveprimeve të kërkuara, si në fushat ndërdisiplinore po ashtu edhe ato multidisiplinare. 

Mbështetja e ofruar nga Kolegji Dardania është zakonisht nga profesionistë dhe ekspertë në fushat e studimit që Kolegji Dardania ofron, me qëllim zhvillimin e fushës kërkimore, krijimin e marrëdhënieve dhe arritjen e bashkëpunimeve me institucione dhe korporata të ndryshme që i përkasin programeve të studimit që institucioni ynë i ofron.

Fakte

1+

qendër shkencore për kërkime me 3
sektorë të disponueshëm për studentët & stafin

100%

e stafit akademik me orar të plotë marrin
ndihmë financiare për projektet e tyre kërkimore

63%

e të diplomuarëve kryejnë
dy apo më shumë punë
praktike si studentë

Aplikoni për Vitin Akademik 2021-2022

Afati i parë për aplikim në programet tona të studimit është tani i hapur! Filloni aplikimin tuaj sot dhe familjarizohuni me ne që të shihni që Kolegji Dardania është vendi i duhur për ju.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?