Mundësitë për Punë
Shfletoni konkurset aktuale për pozita akademike dhe administrative në Kolegjin Dardania dhe përdorni filtrat e kërkimit për të identifikuar mundësitë që përputhen me kualifikimet dhe përvojën tuaj profesionale.
Kolegji Dardania me seli në Prishtinë shpall:
K O N K U R S
PËR STAF AKADEMIK
Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania dhe Rregulloren për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik, Kolegji Dardania shpall konkurs për zgjedhje dhe rizgjedhje të stafit akademik në fushat si në vijim:
- Psikologji;
- Punë Sociale;
- Menaxhment dhe Biznes;
- Shkenca Politike dhe Administrim Publik;
- Gjuhë dhe Shkencat Filologjike;
- Arkitekturë;
- Arte dhe Dizajn;
- Shkenca Kompjuterike.
Forma e Angazhimit
- Staf akademik me orar të plotë;
- Staf akademik me orar të pjesshëm;
- Ligjerues;
- Asistent;
- Bashkëpunëtorë të jashtëm akademik.
Kualifikimet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduara studimet e Doktoratës në fushën përkatëse;
- Të kenë të paktën një punim shkencor në fushën përkatëse të publikuar në revista kredibile, me përparësi në revista të indeksuara në Scopus/WoS;
- Të kenë përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor ose përvojë profesionale relevante;
- Për fushat profesionale dhe aplikative, mund të konsiderohen edhe kandidatët që kanë përfunduar studimet Master, dhe kanë përvojë të dëshmuar profesionale mbi 5 vite, portofolio relevante, certifikime profesionale ose kontribut të veçantë në fushën përkatëse.
Përparësi do të kenë kandidatët që dëshmojnë:
- Publikime shkencore në revista ndërkombëtare kredibile;
- Pjesëmarrje në projekte kërkimore, profesionale ose zhvillimore;
- Përvojë në hartimin dhe zhvillimin e programeve studimore;
- Përvojë të mëparshme në institucione të arsimit të lartë;
- Përvojë në mentorimin e studentëve;
- Përvojë në bashkëpunim me industrinë, institucionet publike, dhe organizatat ndërkombëtare;
- Aftësi në përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie;
- Gatishmëri për angazhim në aktivitete institucionale, akademike dhe kërkimore.
Dokumentet për aplikim:
- Aplikacionin e plotësuar dhe CV;
- Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
- Dëshmitë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuara;
- Dëshmi në lidhje me përvojën e punës akademike/profesionale;
- Dëshmi të publikimeve relevante ose linqet e publikimeve;
- Ekstrakti i lindjes;
- Kopje e letërnjoftimit;
- Çertifikatën se ndaj tij/saj nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
- Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
- Dokumente tjera shtesë relevante (Certifikime, trajnime, mirënjohje, etj.).
Mënyra e Aplikimit
Dokumentacioni i kompletuar për aplikim duhet të dërgohet në formë elektronike në email adresen: jobs@kolegjidardania.com
Kandidatët duhet të specifikojnë në aplikacion fushën/pozitën për të cilën aplikojnë dhe formën e angazhimit për të cilen janë të interesuar. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.
Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.
Pozitat e Vendeve të Hapura të Punës
BENEFITET
Sigurimi Shëndetësor
Koha e pushimit
Mbrojtja e të ardhurave