Pyetjet e shpeshta

Procesi i aplikimit është shumë i lehtë:

1. Plotësoni Formularin e Aplikimit
Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

2. Konfirmimi i Aplikimit
Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

3. Rishikimi i Aplikacionit
Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

Gjeni formularin e aplikimit në këtë link.

Në kuadër të Kolegjit Dardania ekziston edhe Zyra për Shërbime Financiare e cila ndihmon studentët në informimin për përmbushjen e detyrimeve të tyre. Zyra për Shërbime Financiare gjithashtu u mundëson studentëve të kryejnë obligimet e tyre financiare të studimeve përmes kësteve mujore ose përmes kreditimit bankar për studime. Përmes qasjes online në sistemin DMIS, secili student do të ketë mundësi që të ketë qasje në pasqyrën financiare personale rreth pagesave të veta të studimeve.

Kolegji Dardania gjatë çdo viti akademik ofron bursa për studentë të shkëlqyeshëm, bursa për raste sociale, bursa për familjarët e studentëve tanë, si dhe bursa për studentët që regjistrohen në grupe. Për më shumë informacione në lidhje me bursat për studime dhe aplikimin, ju lutemi referojuni faqes së bursave duke klikuar këtu

Shpenzimet rreth Studimit
Tarifat e studimit varen nga niveli i studimeve (bachelor apo master) dhe nga programi i studimit. Për informacione më të detajuara, referojuni Zyrës për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve. 

Shpenzimet e Jetesës
Për studentët që planifikojnë të lëvizin në Prishtinë gjatë studimeve të tyre, ata rekomandohen që të planifikojnë më së miri një buxhet që mund të përfshijë akomodimin, ushqimin, argëtimin, faturat dhe shpenzime të tjera. Ne jemi gjithmonë në dispozicion dhe të gatshëm për të ndihmuar studentët në këtë drejtim. Kolegji Dardania ka memorandume bashkëpunimi, nga të cilat studentët mund të përfitojnë në lidhje me akomodimin e përshtatshëm për nevojat e tyre.

Shpenzime Tjera
Disa programe mund të përfshijnë kosto shtesë, për shembull studimi jashtë vendit, kurse zgjedhore shtesë, etj. Ju duhet të siguroheni që jeni në dijeni të këtyre kostove që herët në procesin e aplikimit. Ju mund të flisni me stafin tonë në Zyrën për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për më shumë detaje.

Kolegji Dardania ka një lokacion shumë të përshtatshëm për studentët, e cila është në qendër të Prishtinës. Ejani të vizitoni kolegjin tonë: Rr. Ibrahim Lutfiu nr.93, 10000, Prishtinë, Kosovë Ju gjithashtu mundeni të planifikoni një vizitë..

Po. Ju do të duhet të paraqisni një kërkesë të veçantë përveç materialeve të kërkuara. Nëse pranoheni në më shumë se një program studimi në Kolegjin Dardania, atëherë do të duhet të zgjidhni se në cilin dëshironi të filloni studimet.

Studimet në nivelin Bachelor zgjasin tre vite, ndërsa në nivelin Master zgjasin dy vite.

Pas plotësimit të të gjitha kërkesave për regjistrim, do të njoftoheni nga Zyra për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për pranimin tuaj në një nga programet tona të studimit brenda javës. Sidoqoftë mund të ketë raste kur vendimi do të vijë më herët ose do të zgjasë më shumë. Ne informojmë studentët në kohë të ndryshme, varësisht nga orari i rishikimit të çdo programi studimi dhe kur merren materialet e kërkuara për dosjen e studentit.