Misioni dhe Objektivat
Kolegji DARDANIA ju përgatit për të nisur karrierën tuaj, duke ofruar një mjedis mbështetës dhe krijues përmes programeve unike të studimit.
Misioni i Kolegjit DARDANIA
Kolegji DARDANIA është një institucion privat i arsimit të lartë i përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin akademik, profesional, shoqëror, kulturor dhe ekonomik të Republikës së Kosovës përmes tre shtyllave të ndërlidhura: mësimdhënies dhe të nxënit, kërkimit shkencor dhe të aplikuar, dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Kolegji DARDANIA ofron studime multidisiplinare, arsim të lartë cilësor, të përqendruar te studenti dhe të orientuar drejt praktikës përmes programeve studimore të përputhura me nevojat shoqërore, zhvillimet e tregut të punës dhe parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Kolegji Dardania mbështetet në një qasje multidisiplinare ndaj arsimit, e cila synon zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve, duke nxitur njëkohësisht përkushtimin ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Numri mesatar i studentëve të punësuar me sukses brenda 6 muajve pas diplomimit (2019-2024)
Objektivat e Kolegjit Dardania
Kolegji Dardania synon përmbushjen e objektivave të mëposhtme:
− Të ofrojë arsim të lartë cilësor në përputhje me legjislacionin vendor, kapacitetet institucionale, nevojat e tregut të punës dhe standardet evropiane të arsimit të lartë.
− Të zhvillojë studentët në aspektin akademik, etik dhe t’i kualifikojë ata në aspektin profesional duke i pajisur ata me njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për tregun e punës, pjesëmarrje aktive në shoqëri, të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe për të qenë të përgatitur për sfidat e shoqërisë bashkëkohore.
− Të forcojë kapacitetet kërkimore shkencore dhe të aplikuara në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e njohurive, praktikës së bazuar në prova dhe adresimin e sfidave sociale, ekonomike dhe institucionale.
− Të promovojë të mësuarit e përqendruar te studenti përmes qasjeve ndërdisiplinore, metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies, të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve, kompetencës dixhitale dhe angazhimit praktik.
− Të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë kosovare përmes arsimimit të të diplomuarve të përgjegjshëm që mund t'u shërbejnë institucioneve publike, sektorit privat, shoqërisë civile dhe komunitetit të gjerë.
− Të rrisë cilësinë e jetës shoqërore, kulturore, institucionale dhe ekonomike përmes arsimimit, kërkimit, ekspertizës profesionale dhe bashkëpunimit me palët e interesuara përkatëse.
− Të zbatojë parimet e Deklaratës së Bolonjës dhe të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë duke siguruar dhe promovuar transparencën, krahasueshmërinë, sigurimin e cilësisë, lëvizshmërinë e studentëve, njohjen e kualifikimeve dhe përafrimin e programeve të studimit me rezultate të të nxënit të përcaktuara qartë.
− Të forcojë bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar përmes partneriteteve me institucionet e arsimit të lartë në BE dhe më gjerë, institucionet publike, organizatat profesionale, punëdhënësit, ish-studentët, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Vlerat
Kolegji Dardania mbështetet në një grup vlerash themelore që udhëheqin veprimtarinë e tij akademike, administrative dhe institucionale. Këto vlera përbëjnë bazën për realizimin e misionit dhe objektivave strategjike të Kolegjit, duke orientuar punën, vendimmarrjen dhe përgjegjësitë e të gjithë komunitetit akademik dhe administrativ.
Barazia dhe Diversiteti
Na shtyn që të vlerësojmë kontributin e çdo personi duke pasur parasysh perspektivat e ndryshme. Pavarsisht religjionit, gjinisë, etnicitetit, dhe dallimeve tjera, Kolegji Dardania është përkushtuar drejt respektimit të dinjitetit personal dhe potencialit individual në mënyrë që të mos i mohohen të drejtat asnjë studenti në një botë demokratike. Përkushtimi ynë orientohet drejtë një trajtimi të barabartë dhe të drejtë të të gjithë punonjësve dhe studentëve. Prandaj jemi të përkushtuar fuqimisht për të punuar për të adresuar dhe zhbërë efektet e pabarazisë dhe padrejtësisë strukturore, institucionale dhe sistematike.
Qëndrueshmëria
SHËRBIMI
Kjo e bënë Kolegjin Dardania të veçantë sepse ne jemi në vazhdimësi të angazhuar drejt avancimit të shërbimeve ndaj studentëve për mirëqenien e mirëfilltë të tyre. Shërbimi ndaj studentëve është një parim themelor i institucionit tonë, ashtu siq është edhe shërbimi i studentëve që të përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar të tjerët në praktikat brenda dhe jashtë Kolegjit përmes mundësive të ndryshme dhe punëve vullnetare.
INTEGRITETI
Integriteti pasqyron aftësitë për të realizuar më të mirën përmes programeve dhe aktiviteteve tona. Ne i kushtojmë rëndësi integritetit personal dhe institucional duke treguar koherencë në mes fjalëve dhe akteve. Ky integritet bënë thirrje që të gjithë anëtarët e komunitetit të Kolegjit Dardania të jetojnë në përputhje me atë që kolegji pretendon si një institucion i arsimit të lartë.
Bashkëpunimi
Kultura organizative brenda Kolegjit Dardania kontribuon drejt vizionit për të qenë progresiv në botën akademike. Angazhimi frymëzues dhe i përgjegjshëm me stafin akademik dhe atë administrativ, studentët dhe mjedisin e jashtëm promovon një ndikim pozitiv drejt suksesit.
Beatrisa
BA Shkenca Politike dhe Administrim Publik
"Çka e bëri eksperiencën time të veçantë në Kolegjin Dardania ishte një balanc në mes studimeve dhe jetës si studente. Kam mësuar shumë duke shijuar çdo moment të këtij rrugëtimi."