GALERIA
2023
Workshop - Edukimi dhe Orientimi për Karrierë
Zyra për Orientimin e Karrierës në bashkëpunim me Zyrën e Hulumtimeve të Kolegjit Dardania, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet të tjera të Arsimit të lartë dhe me SHML, realizuan shumë workshope, tryeza të debate. Konkretisht me nxënësit e Gjimnazit të shkencave shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.
2023
Si ta zhvillojmë një Start-up
Zyra e Orientimit në Karrierë në bashkëpunim me Zyrën e Hulumtimit, realizuan modulin e tretë të punëtorisë, me nxënësit e shkollës së mesme Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë. Nxënësit treguan interesim dhe ishin mjaft inovativ gjatë punës individuale, grupore dhe paraqitjes së prezantimeve për modelet e vetëpunësimit.
2021
Memorandum bashkëpunimi
U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS)- Linja e Jetës. Përmes këtij bashkëpunimi studentët e Kolegjit Dardania nga drejtimet Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale dhe Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, do të kenë mundësinë që të zhvillojnë punën praktike në QIPS dhe të jenë pjesëmarrës në trajnime profesionale.
2020
Memorandum mirëkuptimi
Kolegji Dardania ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MAE) në lidhje me projektin “KODE”, projekt për Ekonominë Digjitale të Kosovës në kuadër të Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës. Ky memorandum u cilësua si një ngjarje e rëndësishme në ndërlidhjen e arsimit dhe teknologjisë.
2019
Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS)
Studentëve të Kolegjit Dardania përgjatë këtyre dy javëve ju është ofruar mundësia për të dëgjuar ligjërata në lidhje me sistemin e drejtësisë, nga përfaqësues të Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS). Në vazhdim në Kolegjin Dardania do të mbahen edhe ligjërata me tematika të tjera dhe që do të jenë në dobi të studentëve. Kolegji Dardania falënderon Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) për bashkëpunimin dhe për mundësinë e ofruar për studentët tanë.
2019
Sesione informuese për studentët e Kolegjit Dardania lidhur me platformën EIFL
Kolegji Dardania ka filluar të mbajë sesione informuese me studentët për të mësuar më shumë rreth platformës EIFL, ku studentët mund të kenë qasje në materiale të nevojshme shkencore nga fusha të ndryshme. Kolegji Dardania rëndësi të veçantë i kushton hulumtimit shkencor dhe nxitjes së studentëve për të qenë sa më shumë aktiv në aktivitetet hulumtuese.
2019
Memorandum Bashkëpunimi
Një lajm shumë i mirë për të gjithë studentët tanë! Sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kolegji Dardania dhe American Advising Center, që do t’ju mundësoj studentëve mbajtjen e punës praktike, sesione informuese, punëtori, kurse përgatitore për testet standartizuese (TOEFL, IELTS, SAT) dhe bursa studimore. Kolegji Dardania falënderon American Advising Center për ofrimin e bashkëpunimit!
2019
Kolegji Dardania organizon kurse falas për Maturantë
Kolegji Dardania gjatë kësaj jave organizoi një seri të kurseve falas për maturantët nga Kosova në Lëndët e Gjuhës Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematike. Në kuadër të kurseve, maturantëve ju ofrua mundësia të mësonin më shumë edhe për mundësitë e studimeve në Kolegjin Dardania.Kolegji Dardania ju uron të gjithë maturantëve suksese në Testin e Maturës Shtetërore 2019.
2019
Sesion Informues për studentët lidhur me studime në SHBA nga American Advising Center
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe American Advising Center, sot është zhvilluar sesioni informues në lidhje me mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe testet standardizuse në Gjuhën Angleze.
2019
Panairi Edukimit nga American Advising Center
Studentët e Kolegjit Dardania sot ishin pjesëmarrës në panairin e edukimit të organizuar nga American Advising Center. Të pranishëm në panairin e edukimit ishin dhjetëra universitete amerikane që ofruan për studentët infromacione në lidhje me procedurat e aplikimit dhe mundësisë së studimeve në ShBA. Gjithashtu studentët patën nderin të realizonin një foto rasti me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, U.S. Embassy Pristina, Kosovo, Mr. Philip Kosnett.
2019
Panairin e Institucioneve të Arsimit të Lartë
Me ftesën e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Kolegji Dardania sot ishte pjesëmarrës në Panairin e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Maturantët gjilanas patën mundësi të përfitonin më shumë informacione në lidhje më mundësitë për studime në kuadër të Kolegjit Dardania. Gjithashtu, maturantët shprehën gatishmërinë që të zgjedhin Kolegjin Dardania si për studime në nivelin e lartë, poashtu edhe për programin përgatitor të maturës shtetërore.
2018
’Stipendium Hungaricum’’, Dr. Törő Csaba nga Karli Gaspar University, Hungari
Sot në Kolegjin Dardania mirëpritëm përfaqësuesin e programit ‘’Stipendium Hungaricum’’, Dr. Törő Csaba nga Karli Gaspar University, Hungari, për të shpalosur para studentëve të pranishëm mundësinë e përfitimit të bursave nga ky program. Studentët patën mundësinë që të mësojnë më shumë rreth programeve, procedurave dhe format e aplikimit për bursat që ndahen përmes programit ‘’Stipendium Hungaricum 2017-2018″.
2018
Takimi i Këshillit Studentor i Kolegjit Dardania
Sot u mbajtë takimi i parë i përfaqësuesve të studentëve nga Këshilli Studentor i Kolegjit Dardania. Pikat e diskutimit të mbledhjes së Këshillit ishin mbi planet e organizimit të aktiviteteve përgjatë vitit 2018 dhe format e përfshirjes së studentëve në këto aktivitete. Gjithashtu, përfaqësuesit e Këshillit Studentor ofruan mendimet dhe sugjerimet e tyre për krijimin e një komuniteti sa më të unifikuar studentor, ku, mbi të gjitha, do zhvillohen aktivitete në interes të studentëve.
2018
Koment nga studentja Diellza Isufaj për Kolegjin Dardania
Diellza Isufaj, studente e vitit të tretë në Programin “Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale”.
“Që nga fillimi si studente e programit “Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale” kam qenë e angazhuar në aktivitetet e Kolegjit Dardania në kuadër të Unionit Studentor, ndër të tjerash mund të theksoj Klubin e Debatit ku kemi debatuar rreth çështjeve të ndryshme. Gjithashtu, tani që më jam në përfundim të studimeve bachelor dhe jam duke ndjekur punën praktike në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, dhe me gjithë përvojën e fituar gjatë këtyre tre viteve, mund të them që zgjedhja ime për të zhvilluar profilin tim akademik në Kolegjin Dardania ka qenë zgjedhja e duhur.”
2018
Pjesëmarrja e stafit akademik në konferencë
Përfaqësues të Kolegjit Dardannia sot ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë. Objektivi kryesor i punëtorisë ishte angazhimi në diskutime me institucionet e arsimit të lartë me qëllim themelimin e Rrjetit Nacional për Hulumtim dhe Edukim si dhe kyçjen e universiteteve dhe kolegjeve në rrjetin GEANT. Kolegji Dardania mirëpret këtë nismë për krijimin e një komuniteti solid për zhvillimin e hulumtimeve dhe projekteve nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
2018
Maturantë nga Komuna të ndryshme të Kosovës kanë vizituar Kolegjin Dardania
Shumë maturantë nga Komuna të ndryshme të Kosovës kanë vizituar Kolegjin Dardania për t’u njohur nga afër me mundësitë e programeve studimore, stafin akademik dhe infrastrukturën moderne që e posedon Kolegji. Poashtu, për të gjithë maturantët organizuam ligjërata dhe diskutim per Planifikimin dhe Zhvillimin e Karrierës, me Akademik Izet Zeqiri, Prof. Jeton Mazllami dhe Prof. Arta Grubi. Falenderojmë të gjithë maturantët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në të ardhmen e tyre profesionale!
2018
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Qendrës Labyrinth
Sot, më datë 16.03.2018, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Qendra Labyrinth. Me anë të këtij memorandumi, studentët e programeve “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale” dhe “Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale”, mund të mbajnë punën praktike dhe të përfshihen në projekte të ndryshme në kuadër të Qendra Labyrinth.
2018
Perfundimi i punes praktike te studenteve
Studentët e Kolegji Dardania kanë përfunduar me sukses punën praktike në Ministria e Financave / Republika e Kosovës. Arbëri, Edona dhe Malësorja janë pjesë e grupit të tretë që kryejnë punën praktikë më pagesë, në kuadër të Marrëveshjës së bashkëpunimit ndërmjet #Kolegjit #Dardania dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomiksë. Ne ju urojmë shumë suksese studentëve tanë për suksesin e treguar gjatë zhvillimit të punës praktike!
2018
Pjesëmarrja e studentëve të Kolegjit Dardania në webinar Exploring Generational Culture through Oral Histories
Disa studentë të programit “Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane” sot ishin pjesëmarrës në webinar-in “Exploring Generational Culture through Oral Histories” të organizuar nga American Corner në Prishtinë. Studentët patën mundësi të ishin pjesë e diskutimit për temën e caktuar dhe të dëgjojnë opinionet e ngritura nga ekspertët.
2018
Trajnim per studentet e Kolegjit Dardania
Studentët e Kolegjit Dardania përfunduan me sukses trajnimin dy-ditor të organizuar nga Qendra Labyrinth. Studentët pjesëmarrëse kishin mundësinë të mësonin më shumë rrëth Rritjes dhe fuqizimit të të Drejtave të Njeriut tek perdoruesit e drogave. Ky trajnim u mundësua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Qendrës Labyrinth.
2018
Trajnim per studentet e Kolegjit Dardania
Sot me një grup të studentëve nga programi i Ekonomikut, Shkencave Politike dhe Juridikut, zhvilluam një vizitë studimore në Institutin GAP – Institutin për Studime të Avancuara. Studentët patën mundësi të diskutojnë me z. Agron Demi, analist i politikave, dhe z. Bekim Salihun, hulumtues i lartë në Institutin GAP, për platformën buxhetore, ekonominë e veturave dhe letërnjoftimin e Komunave – platforma këto të zhvilluara nga Instituti GAP. Gjithashtu, studentët patën mundësi të marrin nga një kopje të hulumtimeve të fundit nga GAP, të cilat do t’ju shërbejnë për referimet hulumtuese që do i kryjnë në kuadër të studimeve.
2017
Debat me studentë z. Arban Abrashi
Sot mirëpritëm për një diskutim me studentët kandidatin për kryetar të Prishtinës, z.Arban Abrashi. Temat kryesore mbi të cilat u zhvillua diskutimi ishin: Fondi i punësimit për të rinjtë; plani për rregullimin urbanistik të Prishtinës me theks të veçantë për hapësirat rekreative.
2017
Studenti Kastriot Shabiu
Kastriot Shabiu, student dhe anëtar i stafit të Kolegjit Dardania, është duke ndjekur një vizitë studimore në Londër, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave nga Kosova dhe atyre nga Anglia. Kjo vizitë studimore Kastriotit iu mundësua nga granti i Ambasadës Britanike në Prishtinë si pjesë e projektit për zhvillimin e vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë.
2015
Aktivitetet studentore per maturantet
Studentët tanë mirëpritën shumë maturantë edhe në Vushtrri dhe në Podujevë të cilët ishin të interesuar të fillojnë jetën studentore në Kolegjin DARDANIA. Shumë maturantë arritën të jenë përfitues të bursave studimore duke plotësuar kuizin e diturisë. Përveq bursave, maturantët patën rastin që të jenë edhe përfitues të shpërblimeve të ndryshme.
2014
Cikël ligjeratash nga profesorë eminentë ndërkombëtarë nga Universtieti i Bostonit - USA.
Gjatë këtyre ditëve Kolegji Dardania – Institucion i Arsimit Universitar, mirëpriti edhe një profesor eminent ndërkombëtar nga Universiteti i Bostonit në Massachusetts. Phd.Laurie L.Charles mbajti cikël ligjëratash para studentëve të nivelit Master të programit të Psikologjisë, Këshillim Familjar dhe Terapi Familjare, program ky më se i nevojshëm për shoqërinë tonë kosovare dhe si i tillë i vetmi i akredituar jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet përreth.
2013
Promovimi i absolventit - Gjenerata 2010/2011
Prishtinë 08.07.2013 – në Kolegjin Dardania u mbajt promovimi i shtatë i absolventit për gjeneratën 2010/2011. Kjo ngjarje tani më është bërë një traditë në Kolegjin Dardania, ku studentët absolventë pas përfundimit të suksesshëm të ligjëratave dhe ushtrimeve, të gjithë së bashku nën petkun e uniformave të absolventit marrin fletëpromovimet e tyre, mirënjohjet si dhe në fund hedhin kapelat lart, duke e përmbyllur me një koktej rasti të organizuar nga institucioni enkas për studentët, familjarët, mysafirët dhe gjithë të pranishmit.
2013
Kolegji Dardania organizoi vizitë për studentët e vet në Dubrovnik – Kroaci
Kolegji Dardania organizoi vizitë studentore në qytetin e bukur të Kroacisë- Dubrovnikun 24.04.2013. Studentët gjatë këtij ekskurzioni patën mundësi që ta vizitojnë Dubrovnikun një qytet i vjetër me një arkitekturë të veçantë, shumë interesante dhe joshëse për turistët.
2013
Studentët e programit Ekonomi-Turizem, Vizitë Studiuse Ditore – Shpella e Mermertë
Në kuader të programit të lëndës “Turizmi Nderkombëtar”, me Studentët e vitit të II-të organizuam vizitë objekteve të trashëgimisë sonë me vlera të jashtëzakonshme, që duhen patjeter të përgatiten dhe promovohen për tu regjistruar në Listen e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
2013
Vizitë Studiuse Ditore – Ulpiana me studentët e Kolegjit Dardania, Ekonomi - Turizëm
Në kuader të programit të lëndës “Turizmi Nderkombëtar”, me Studentët e vitit të II-të organizuam vizitë objekteve të trashëgimisë sonë me vlera të jashtëzakonshme, që duhen patjeter të përgatiten dhe promovohen për tu regjistruar në Listen e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
2009
Vizitë nga Ambasadori Andy Sparks në Kolegjin Dardania .
Z. Sparks mbajti një ligjëratë për studentët e Kolegjit Dardania, në mes tjerash njoftoi studentët edhe me përvojat e tijë profesionale. Studentët patën mundësi edhe të debatojnë dhe të informohen edhe më hollsisht lidhur me qështjet profesionale të Z. Sparks.
2007
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe Zv/komandanti i FSK-së, gjeneralmajori Rrahman Rama, vizituan Kolegjin Dardania.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ishte pjesëmarrës në kolegjin universitar “Dardania”, ku mbajti ligjëratë një ligjëratë për studentët me temën: Siguria në shekullin XXI, zhvillimi dhe e ardhmja e FSK-së. Zv/komandanti i FSK-së, gjeneralmajori Rrahman Rama i njoftoi të pranishmit për zhvillimin e FSK-së në aspektin profesional.
2006
Studentët e Kolegjit Dardania ishin pjesëmarrës në Forumi Evropian Alpbach
Studentët e Kolegjit Dardania ishin pjesëmarrës në Forumi Evropian Alpbach, ku paten mundësi të takojnë shumë të rinjë nga Evropa dhe nga gjithë bota. Kjo vizitë iu mudësoj studentëve të shkëmbejnë njohurit, përvojat rreth shoqërisë civile, kulurës dhe shkencës.