Zyra për Sigurimin e Cilësisë

Në dritën e orientimit strategjik, Kolegji Dardania ka miratuar zyrtarisht një politikë të sigurimit të cilësisë e bazuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe menaxhimin e cilësisë.

Kolegji Dardania është i përkushtuar në ruajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së aktiviteteve të tij akademike, administrative dhe institucionale. Sistemi i brendshëm i sigurimit të cilësisë në Kolegj udhëhiqet nga rregulloret, politikat dhe procedurat institucionale, të harmonizuara me Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG) dhe me kërkesat e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

  • Aprovimi, monitorimi dhe shqyrtimi periodik i programeve dhe titujve: Kolegji Dardania si Institucion i Arsimit të Lartë i ka mekanizmat formal për aprovimin, shqyrtimin periodik dhe monitorimin e programeve dhe titujve që ofron.
  • Vlerësimi i studentëve: Studentët vlerësohen mbi baza të kritereve, rregulloreve dhe procedurave të cilat zbatohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe të cilat janë të publikuara.

Zyra për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e proceseve të brendshme të sigurimit të cilësisë, monitorimin e performancës institucionale, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave përkatëse dhe mbështetjen e përmirësimit të vazhdueshëm të mësimdhënies, të nxënit, kërkimit shkencor dhe shërbimeve administrative.

Përveç Zyra për Sigurimin e CilësisëKolegji Dardania ka themeluar Komisionin për Sigurimin e Cilësisë, i cili mbikëqyr dhe monitoron punën e Zyrës, shqyrton raportet dhe gjetjet lidhur me sigurimin e cilësisë, si dhe ofron rekomandime për përmirësimin institucional. Komiteti kontribuon në sigurimin që proceset e sigurimit të cilësisë të zbatohen në mënyrë efektive, të qëndrueshme dhe në përputhje me politikat institucionale e standardet e jashtme në fuqi.

Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës:
Kolegji Dardania ka siguruar mekanizma përmes të cilëve ka selektuar një staf mësimdhënës të kualifikuar dhe me kompetencë për mësimdhënie, hulumtime dhe punë praktike. Mekanizmat vihen në dispozicion atyre që bëjnë shqyrtime dhe të jashtme dhe përpilojnë raporte për mësimdhënës.

Burimet e mësimnxënies dhe mbështetjes së studentëve:
Kolegji Dardania ka në dispozicion resurse të mjaftueshme dhe adekuate për mbështetjen e mësimnxënies së studentëve për secilin program të ofruar.

Sistemet informative:
Kolegji Dardania ka siguruar sisteme informative dhe mekanizma për mbledhjen e informacioneve dhe analizën e tyre të cilat shërbejnë për menaxhimin efektiv të programeve të studimit dhe aktiviteteve të tjera.

Informacionet publike:

Kolegji Dardania promovon transparencën duke ofruar informacione të sakta, të qasshme dhe të përditësuara rregullisht në lidhje me aktivitetet e tij akademike, programet e studimit, statusin e akreditimit, politikat institucionale dhe shërbimet.

Përmes aktiviteteve të koordinuara të Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, mbikëqyrjes nga Komiteti për Sigurimin e Cilësisë, si dhe pjesëmarrjes së stafit akademik, stafit administrativ, studentëve dhe palëve të tjera të interesit, Kolegji Dardania synon të forcojë kulturën e brendshme të sigurimit të cilësisë dhe të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm institucional.

Prof.Dr. Shykrane Germizaj

Head of Quality Assurance

Elza Gashi

Coordinator

Nora Korapi

Coordinator

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?