Si të Aplikoni

Formulari i aplikimit ruan përparimin tuaj, ndaj mos u shqetësoni për plotësimin e tij me një seancë!

Çfarë duhet të dini rreth aplikimit për studime në Kolegjin Dardania? Më poshtë, ne kemi shënuar të gjitha sqarimet për aplikim në mënyrë që të dini se çfarë të prisni kur ta plotësoni formularin. Të gjitha pyetjet me * duhet që të plotësohen nga ju. Formulari i aplikimit në webfaqën tonë kursen kohën tuaj. Por, nëse keni ndonjë vështirësi në aplikim, stafi ynë është i gatshëm të ju ndihmojë përmes kontaktit direkt në webfaqe (Messenger).

Apliko

01

Plotësoni Formularin e Aplikimit

Ju duhen vetëm 10 minuta nga koha e juaj për të plotësuar formularin e aplikimit.

02

Konfirmimi i Aplikimit

Pasi të dorëzoni formularin e aplikimit, Zyra për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve do të ju njoftojë brenda 24 orëve me telefon ose e-mail për pranimin e aplikimit tuaj.

03

Rishikimi i Aplikacionit

Zyra e Regjistrimit dhe Transferimit të Studimeve do të ju informojë nëse aplikimi juaj plotëson kushtet e nevojshme për të vazhduar me procesin e regjistrimit.

Në formularin e aplikimit më poshtë, duhet të plotësoni të gjitha fushat me * në lidhje me informacionin që kërkohet nga ju. Formulari i aplikimit online siguron qasje më të shpejtë dhe më të lehtë për të filluar procesin e regjistrimit. Duke plotësuar formularin e aplikimit dhe me hapjen e datave të regjistrimit për pranimin e kandidatëve në programet tona të studimit, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për të vazhduar më tej kompletimin e regjistrimit në Kolegjin Dardania.

Kriteret për Regjistrim

Kriteret e programeve të studimit në nivelin bachelor

  • Të drejtën e regjistrimit në programet e studimit Bachelor e kanë të gjithë kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë dhe që kanë përfunduar me sukses Testin e Maturës Shtetëror.
  • Aplikantët do të kontaktohen nga Zyra për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për të kompletuar dokumentacionin e nevojshem.
  • Aplikantët mund të intervistohen si pjesë e procesit final të regjistrimit.
  • Numri i studentëve të regjistruar për çdo program të studimit është i kufizuar, prandaj aplikantët e interesuar inkurajohen të aplikojnë sa më heret që të jetë e mundur në mënyrë që të përfundojnë procesin e regjistrimit në afat.

Kriteret e programeve të studimit në nivelin master

  • Të drejtën për t'u regjistruar në programet tona të studimit Master e kanë të gjithë aplikantët që kanë përfunduar studimet në nivelin Bachelor, ose janë në proces të diplomimit / mbrojtjes të tezës së tyre.
  • Aplikantët do të kontaktohen nga Zyra për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për të kompletuar dokumentacionin e nevojshem.
  • Të gjithë aplikantët intervistohen si pjesë e procesit të regjistrimit.
  • Aplikacionet do të konsiderohen vetëm atëhere kur i gjithë dokumentacioni i kërkuar dëshmohet nga aplikanti në lidhje me historinë e tij / saj të mëparshme akademike, përvojën e punës dhe informacione të tjera të rëndësishme.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale