Opportunities
You can view all opportunities for open job positions in this page, search using specific criteria to find jobs that interest you, and when positions are posted that match your qualifications.
Kolegji Dardania me seli në Prishtinë shpall:
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS SIPAS STATUTIT TË KOLEGJIT DARDANIA DHE RREGULLORES PËR SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania, neni 56, paragrafi 2, kandidatët mund të aplikojnë për pozitat si në vijim:
1. Staf Akademik – Ligjerues/e me orar të plotë për fushën:
- Menaxhment
Kualifikimet e nevojshme
- Kandidati/ja duhet të ketë gradën PhD në fushën përkatëse.
Dokumentet për aplikim:
- Kërkesën me CV bashkë me listën e publikimeve/punimeve, dhe letër motivimi;
- Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
- Dëshmitë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuar;
- Ekstrakti i lindjes;
- Çertifikatën se ndaj tij nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
- Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
- Dokumente tjera shtesë relevante.
Dorëzimi i aplikacionit:
Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikacionit të plotësuar duhet të dërgohet në e-mail jobs@kolegjidardania.com apo të dorëzohet në zyret e Kolegjit Dardania (adresa: rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93, Prishtinë) nga data 26.01.2022 deri me datë 03.02.2022.
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.
Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.
Open Job Positions

Benefits
Health Care
Time Off Benefits
income protection