Kriteret për Regjistrim në Studimet Bachelor

Kriteret për Regjistrim

Studentët potencial në programet tona të studimit bachelor janë aplikantët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, testin e maturës dhe plotësojnë kushtet për vazhdimin e studimeve. Studentët mund të aplikojnë online në faqen tonë të internetit ose mund të zgjedhin të vizitojnë hapësirat tona në qendër të Prishtinës dhe të aplikojnë duke plotësuar formularin fizikisht. Disa nga kriteret tjera për regjistrim në programet tona të studimit janë rezultatet e suksesit në shkollën e mesme dhe rezultatet e testit të maturës shtetërore.

Të gjithë studentët e regjistruar në programet tona të studimit trajtohen dhe respektohen në mënyrë të barabartë, dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre përcaktohen posaçërisht në Statutin dhe rregulloret e Kolegjit Dardania, përfshirë të drejtën e tyre për t'u transferuar në programet e studimit brenda dhe jashtë vendit.

Pse të zgjedhni Kolegjin Dardania?

Disa nga arsyet kryesore që studentët zgjedhin të studiojnë në Kolegjin Dardania janë stafi akademik cilësor me kualifikimet e duhura, vendndodhja e përshtatshme në qendër të Prishtinës, infrastruktura moderne, puna me në qendër studentin, metodat interaktive të të mësuarit dhe zbatimi i të menduarit kritik që konsiderohet ecuria më e preferuar në punën me studentë. Po ashtu, mjetet didaktike përfshihen intensivisht në punën me studentë si: video-ligjerimi, mësimi eksperimental, të mësuarit duke bërë, mësimi problemor, puna në grupe, përdorimi të metodave metakognitive, si dhe lidhjen e mësimit teorik me punën praktike. 

A ofron bursa studimore Kolegji Dardania?
Kolegji Dardania ofron bursa për studentët e dalluar dhe gjithashtu mbështet studentët me vështirësi financiare përmes mundësive të ndryshme gjatë semestrave. Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen tonë në lidhje me bursat në dispozicion për studentët këtu.

Çfarë duhet të di më shumë?

Pas pranimit në një nga programet tona të studimit, studentët pajisen me ID të kolegjit dhe rregullohen në grupe optimale sipas standardeve. Për studentët e rinj, organizohet një ditë mirëseardhje ku ata informohen për programin, kurset, ligjeruesit, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve, infrastrukturën dhe gjithçka tjetër që lidhet me studimet dhe aktivitetet e tyre, duke përfshirë mundësitë e shoqërimit me kolegët e tyre. Përveç ditës së mirëseardhjes, Kolegji Dardania organizon evente dhe aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit për të gjithë studentët. Këto evente dhe aktivitete janë planifikuar në kalendarin akademik të kolegjit.

Para se të fillojnë me studimet e tyre, studentët informohen se si të përdorin DMS, një sistem i përdorur nga Kolegji Dardania për ligjerata, ushtrime, vlerësime, etj. Një tipar i cili vlerësohet gjithmonë nga studentët e Kolegjit Dardania është që të gjitha kushtet e të mësuarit janë optimale dhe të favorshme, përfshirë orarin e duhur të ligjëratave dhe konsultimeve siç kërkohet nga vet studentët. 

Kriteret për Nivelin BA

Para se të diplomojnë, studentët duhet të:

  • Arrijnë të fitojnë 180 kredi ECTS
  • Fitoni kreditë duke kryer të gjitha kurset e detyrueshme dhe kreditet nga lëndët zgjedhore siç kërkohet (më shumë informacion mund të gjeni në planet e studimit të programeve të studimit)
  • Përmbushni standardet akademike të Kolegjit
  • Zgjedhin mentorin e tyre në semestrin e gjashtë për të filluar dhe përfunduar me sukses mbrojtjen e temës së diplomës

Kontakt

Rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93,
Prishtina, Kosovo

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?