Sesion Informues për Studentë dhe të Diplomuarit

Zyra për Orientim të Karrierës, në bashkëpunim me kryetaren e Unionit Studentor të Kolegjit Dardania, më datë 08.11.2023 realizoi sesionin informues me temë “Zhvillimi i Shkathtësive për Punësim”.

Sesioni kishte për qëllim informimin e studentëve rreth zhvillimit të shkathtësive, vlerave dhe potencialeve për punësim.

Në kuadër të këtij sesioni informues, pjesëmarrja e studentëve të diplomuar nga Kolegji Dardania ishte e rëndësishme. Ata ndanë perspektivën dhe eksperiencën e tyre në lidhje me zhvillimin e karrierës dhe punësimit.

Kolegji Dardania, ju uron suksese studentëve dhe të diplomuarve!