IPKO prezantoi mundësitë e punësimit para studentëve të Kolegjit Dardania

Zyra për Orientim të Karrierës në bashkëpunim me IPKO Telecommunications organizoi një ligjeratë të hapur për studentët në lidhje me programin e praktikës dhe punësimit.

Në radhë të zhvillimit të aktiviteteve të Zyrës për Orientim të Karrierës të Kolegjit Dardania, me datë 20.04.2022 u mbajt një ligjeratë e hapur për Orientimin dhe Zhvillimin e Karrierës nga Dr.sc. Arta Koka Grubi. Njëherit, si përfaqësues nga IPKO Telecommunications, Dr.sc. Arta Koka Grubi së bashku me Fortesa Manaj prezantuan programin e praktikës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm profesional.

Në këtë ligjeratë studentët patën mundësinë që të njihen me mënyrën dhe metodat e zhvillimit të strategjisë së kësaj kompanie e cila ndihmon në ngritjen profesionale duke ofruar informacione aktuale për tregun e punës. Po ashtu, studentët u njoftuan edhe për mundësitë e punës praktike me pagesë dhe punësim në IPKO Telecommunications.