Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale
Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten përgjatë karrierës suaj - dhe për të bërë një ndryshim në çdo gjë që bëni.
- 3 Vite / 6 Semestra
- Planifikuar të filloj: 11 Tetor, 2021
Misioni
Misioni i programit të studimit BA Përkujdesje dhe Mirëqene Sociale në përgjithësi është arsimimi i profesionistëve të kualifikuar të cilët do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre të ardhshëm si dhe të ndjekin më tej interesat e tyre akademike. Kjo është në përputhje të plotë me misionin e Kolegjit Dardania. Rëndësia e programit rrjedh nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë. Misioni i programit është për të zhvilluar dhe përhapur njohuritë nëpërmjet arsimimit, për t’i promovuar vlerat specifike të përkujdesjes dhe të mirëqenies sociale, individuale, familjare dhe të komunitetit të gjerë të Kosovës dhe më gjerë. Ky program i studimit i kushton një vëmendje të veçantë kategorive të veçanta të popullsisë me nevoja ekonomike dhe me nevoja tjera ekzistenciale.
Ky program në vete përmbanë kurse nga fusha e psikologjisë, sociologjisë, pedagogjise, etj. të cilat e bëjnë të jetë multidiciplinar dhe të zbatueshëm për aftësimin e gjithëmbarshëm të kuadrove për punë në përkujdesje dhe mirëqenie sociale. Programi përgatit punonjës social kompetentë, me njohuri dhe aftësi të profilizuara, me etikë të lartë profesionale për përkujdesje dhe punë sociale, të deshmojnë gadishmëri për tu përkujdesur për kategori të ndryshme sociale të shoqërisë.
Rezultatet e Pritura
Qëllim parësor i veprimtarisë së tërësishme arsimore në Kolegjin Dardania është që studentët sistematikisht të aftësohen në fushat akademike, profesionale dhe praktike.
Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Pas përfundimit të studimeve në Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, studentët do të jenë në gjendje të:
- Të kenë njohuritë dhe aftësi në psikologji, sociologji, pedagogji dhe fushat tjera të afërta me fushën e përkujdesjes dhe të mirëqenies sociale, duke përfshirë dizajnimin dhe përdorimin e instrumenteve për analizimin e konteksteve dhe përmirësimin e praktikave në vendin e punës të punonjësit social;
- Demonstrojnë një kuptim kritik dhe integrues të marrëdhënies në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikave të mira;
- Të posedojnë një sërë praktikash si dhe aftësi konsultuese të përshtatshme për fushën e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale;
- Të vlerësojnë, çështjet kyçe etike ligjore dhe të punës sociale në praktikën profesionale në përkujdesje dhe mirëqenie sociale;
- Të jenë të pajisur me aftësi të avancuara kërkimore si dizajnimin, kryerjen dhe ekzekutimin e projekte kërkimore;
- Të jetë në gjendje të përdorin njohuritë dhe dëshmitë e mbledhura nga projekte kërkimore për të informuar aplikim e tyre në problemet e që shfaqen në mjediset e punës;
- Të komunikojnë në mënyrë profesionale në mjediset akademike e profesionale;
- Të kenë besim në njohuritë e tyre që të mund të operojnë në kontekste komplekse dhe të panjohura, përmes aplikimit të njohurive fleksibile, kreative, dhe gjenerimit të zgjidhjeve transformuese.
Plani i Studimit
Semestri 1 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Hyrje në Fushat e Punës Sociale | 7 | Obligative |
Hyrje në Psikologji | 6 | Obligative |
Hyrjet në Politikat Sociale | 7 | Obligative |
Shkrimi Akademik | 5 | Obligative |
Gjuhë Angleze I | 5 | Obligative |
Semestri 2 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Fushat e Përkujdesjes dhe Mirëqenies Sociale | 7 | Obligative |
Psikologji Sociale | 7 | Obligative |
Gjuhë Angleze II | 6 | Obligative |
Modelet Bashkëkohore Teorike në Përkujdesje dhe Punë Sociale | 5 | Obligative |
Sociologjia e Familjes | 5 | Obligative |
Semestri 3 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Psikologji Zhvillimore | 7 | Obligative |
Përkujdesja dhe Puna Sociale me Fëmijët dhe të Rinjët | 6 | Obligative |
Përkujdesja dhe Puna Sociale me Persona me Sjellje Devijante | 7 | Obligative |
Zgjedhore 1 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 2 | 5 | Obligative |
Semestri 4 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Puna Sociale në Komunitet | 7 | Obligative |
Përkujdesja dhe Puna Sociale me Persona me Nevoja të Veçanta | 7 | Obligative |
Legjislacioni i Punës Sociale | 6 | Obligative |
Zgjedhore 3 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 4 | 5 | Obligative |
Semestri 5 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Puna me Raste | 7 | Obligative |
Riedukimi dhe Risocializimi | 7 | Obligative |
Metodologji e Hulumtimit në Punën Sociale | 6 | Obligative |
Zgjedhore 5 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 6 | 5 | Obligative |
Semestri 6 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Përkujdesja sociale me Njerëzit në Moshën e Tretë | 6 | Obligative |
Punim Diplome | 6 | Obligative |
Puna Praktike | 8 | Obligative |
Zgjedhore 7 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 8 | 5 | Obligative |
LIDHJET E SHPEJTA
Kontakt
Rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93,
10000, Prishtina,
Kosovo
Si të Aplikoj?
- Plotësoni Formularin
Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.
- Prisni për Kontakt nga Ne
Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.
- Kompletoni Dokumentacionin
Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.