WEBINAR - Përparësia e Krijimit të Paqes: Si Përfunduan Krizat Humanitare të Vitit 1999 dhe Mësimet e Nxjerra nga Rasti i Kosovës

Folës i nderuar në këtë webinar të organizuar nga Kolegji Dardania do të jetë Dr. Takahiro SHINYO, profesor në Universitetin Kwansei Gakuin, dhe Ambasador dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Japonisë në Kombet e Bashkuara.

Profesor Takahiro SHINYO u diplomua në Universitetin e Osakës me një diplomë juridike në 1972 dhe iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë. Në vitin 1973 u regjistrua në Universitetin Georg-August të Göttingen dhe studioi të drejtën ndërkombëtare për dy vjet. Në vitin 1975 emërohet sekretar i dytë i ambasadës japoneze në Zvicër dhe në vitin 1984 sekretar i parë në Kinë. Në vitin 1987 u bë këshilltar i ambasadës japoneze në Gjermani. Në vitin 1989, ai u kthye në Japoni për të marrë kreun e Divizionit të Çarmatimit në Byronë e Kombeve të Bashkuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas u bë Drejtor i Divizionit të Politikave të OKB-së në 1991.

Profesor Takahiro SHINYO u transferua në Universitetin e Osakës në vitin 1993, ku përfundojë doktoraturën përpara se të kthehej në Ministrinë e Punëve të Jashtme në 1996 dhe të emërohej Ministër në ambasadën japoneze në Gjermani. Në vitin 1999, ai u bë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Oqeanike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 2002 ai u bë Konsull i Përgjithshëm i Japonisë në Dyseldorf. Në vitin 2006 ai u bë Ambasador dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Japonisë në Kombet e Bashkuara. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka qenë ambasador i Japonisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Profesor SHINYO në këtë webinar do të ekzaminojë paqebërjen, menaxhimin e konfliktit, si dhe fazat e konfliktit dhe zbatueshmërinë e përfundimit të krizës në Kosovë gjatë 1999. Nga stafi akademik i Kolegjit Dardania që do t'i bashkangjiten panelit të folësve do të jenë Dr. Enver Hasani, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arbenita Sopaj, Kandidate për Doktoraturë në Marrëdhëniet dhe Konfliktet Ndërkombëtare, si dhe PhD Njomza Mehani.

Në këtë webinar mund të marrin pjesë të gjithë studentët e Kolegjit Dardania.