Menaxhment dhe Biznes Digjital

Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten për të bërë biznes dhe për të përdorur mjete dixhitale në avantazhin tuaj në kombinim me aftësitë e menaxhimit për të transformuar shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve - dhe për të arritur një ndryshim efektiv në çdo gjë që bëni.

Misioni

Misioni i programit Menaxhment dhe Biznes Digjital (BA) është të ofrojë arsim cilësor në fushën e menaxhimit dhe biznesit digjital në nivelin bachelor, përkatësisht që përmes mësimdhënies, hyrjes në hulumtim dhe trajnimit praktik të kuadrit të ardhshëm të kontribuojë në një qëndrueshmëri dhe zhvillim krijues në shërbim të komunitetit të biznesit. Ky program synon zhvillimin e aftësive konceptuale dhe teknike të studentëve për karrier të lidershipit, ndërmarrësi, fushat funksionale të menaxhmentit dhe zgjerimin e njohurive të tyre në lidhje me biznesin profesional për të qenë në gjendje të përballen me sfidat e aplikimit digjital bashkëkohor në biznes të krahasueshëm me vendet e zhvilluara. 

Programi i Menaxhimit dhe Biznesit Digjital (BA) ofron studime tre-vjeçare dhe ofron lëndë që lidhen me fushat më të kërkuara në tregun e punës të tilla si menaxhimi, biznesi digjital, lidershipi, financa dhe kontabilitet, marketingu dhe ndërmarrësia.

Rëndësia e programit qëndron në përgatitjen e studentëve për të patur një perspektivë në karrierë, duke i përgatitur për të gjithë spektrin e fushave që lidhen me menaxhimin dhe biznesin. Programi synon të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin intelektual dhe krijues të studentëve në mënyrë që të përgatitë ata sa më mirë, në mënyrë që kontributi i tyre të jetë efektiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në komunitetin e biznesit. 

Programi është në përputhje me programe të ngjashme të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) pasi është i përqendruar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për një të diplomuar në Menaxhment dhe Biznes Digjital (BA).

Rezultatet e Pritura

Qëllim parësor i veprimtarisë së tërësishme arsimore në Kolegjin Dardania është që studentët sistematikisht të aftësohen në fushat akademike, profesionale dhe praktike. Qëllimi i programit të studimit Menaxhment dhe Biznes Digjital është që të përgatisë studentët për një karrierë të suksesshme dhe të dobishme në arsimin e tyre pasuniversitar, lidership, menaxhim dhe biznes duke përfshirë kontekstin digjital.

Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Pas përfundimit të studimeve në Menaxhment dhe Biznes Digjital, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Demonstrojnë njohuri, zbatim praktik dhe aftësi bazike hulumtuese përgjatë aktiviteteve praktike në tregun lokal dhe më gjerë;
  • Zbatojnë aftësitë e fituara teknike dhe konceptuale për të përdorur burimet bashkëkohore digjitale të nevojshme për biznesin elektronik;
  • Zbatojnë aftësitë e të mësuarit konceptual, të menduarit kritik dhe të vendimmarrjes në përdorimin e resurseve digjitale bashkëkohore në lidhje me zhvillimin e biznesit;
  • Analizojnë mundësitë dhe implikimet që kanë mjetet digjitale në menaxhimin dhe kulturën organizative të ndërmarrjes;
  • Përshkruajnë dimensionet sociale, etike dhe implikimet e tyre në biznesin digjital;
  • Zbatojnë njohuritë në lidhje me sipërmarrjen, menaxhimin, udhëheqjen, analizën e biznesit dhe e-biznesin si pjesë e strategjive të biznesit;
  • Demonstrojnë aftësi në trajtimin e diversitetit së fuqisë punëtore dhe klientëve në një mjedis të vazhdueshëm që ndryshon;
  • Zbatojnë njohuritë e fituara dhe aftësitë menaxheriale për të bashkëpunuar në mënyrë efektive përmes punës në ekip;
  • Demonstrojnë aftësi për të argumentuar konstruktivisht idetë, për të kryer hulumtime bazike dhe për të gjetur zgjidhje për çështje operacionale, taktike dhe strategjike.

Plani i Studimit

Semestri 1Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Bazat e Menaxhmentit     7Obligative
Matematika për Biznes7Obligative
Mikroekonomia6Obligative
Shkrimi Akademik5Obligative
Gjuhë Angleze I5Obligative
Semestri 2Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Hyrje në Kontabilitet7Obligative
Statistika për Biznes7Obligative
Makroekonomia6Obligative
Hyrje në Biznesin Digjital5Obligative
Informatika për Biznes   5Obligative
Semestri 3Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Menaxhimi i Komunikimit dhe Marketingu                    7Obligative
Metodat e Hulumtimit7Obligative
Kontabiliteti Financiar dhe Konteksti Digjital i Tij6Obligative
Zgjedhore 15Obligative
Zgjedhore 25Obligative
Semestri 4Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Menaxhimi i Sistemeve Informative          7Obligative
Marketingu Digjital7Obligative
Modelet e Biznesit dhe Zinxhirët e Vlerës në Ekonominë Digjitale6Obligative
Zgjedhore 35Obligative
Zgjedhore 45Obligative
Semestri 5Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Menaxhimi i E-Biznesit dhe E-Komerci7Obligative
Menaxhimi i Projekteve7Obligative
Menaxhimi i Resurseve Humane6Obligative
Zgjedhore 55Obligative
Zgjedhore 65Obligative
Semestri 6Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
E-Financat dhe E-Bankingu   7Obligative
Menaxhmenti Strategjik6Obligative
Punim Diplome6Obligative
Puna Praktike6Obligative
Zgjedhore 75Obligative

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

Programet e Studimit në
Nivelin Bachelor

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?