Studentët shprehin urime për profesorët në aktivitetin e festës së 7 dhe 8 Marsit

Me rastin e festës së 7 dhe 8 Marsit, studentët e Kolegjit Dardania zhvillojnë aktivitetin e tyre me temë “Përjetësimi i Synimeve dhe Arritjeve” duke shprehur falënderim dhe mirënjohje ndaj profesorëve tanë të shquar, dhe duke uruar ata:

“Juve, që keni dhënë kohën, energjinë, dhe diturinë tuaj për të na udhëzuar në rrugën drejt njohurive dhe aftësive, ju urojmë më të mirën. Pa përkushtimin tuaj të palodhur, nuk do të kishim arritur deri këtu. Faleminderit për angazhimin tuaj të pakursyer dhe për mësimet që keni
ndarë me ne.”

Gëzuar Festën e 7 dhe 8 Marsit!