Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Unioni Studentor i Kolegjit Dardania ka realizuar një aktivitet sensibilizues Dita Botërore e Shëndetit – “Vetëdijesimi për Mirëqenien Fizike dhe Mendore”, ku studentët kanë marrë pjesë në shpërndarjen e kartolinave motivuese në ambientet e institucionit. Përmes këtij aktiviteti, ata kanë përcjellë mesazhe pozitive në kartolina që nxisin kujdesin për shëndetin mendor dhe fizik, si dhe rëndësinë e mirëqenies së përgjithshme në jetën e përditshme.
Studentët kanë përgatitur kartolina me mesazhe inkurajuese, të cilat promovojnë vetëdijen për kujdesin për vetveten, balancën emocionale dhe adoptimin e zakoneve të shëndetshme. Këto kartolina janë vendosur në hollin Kolegjit Dardania, ku mund të lexohen nga i gjithë stafi dhe studentët. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në forcimin e kulturës të kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien personale në komunitetin e kolegjit.
Gjithashtu, ky aktivitet ka shërbyer si një mundësi për të nxitur reflektim mbi rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin, duke theksuar se mirëqenia nuk kufizohet vetëm në aspektin fizik, por përfshin edhe atë mendor dhe emocional. Përmes këtij angazhimi, studentët kanë dëshmuar iniciativë dhe përkushtim në promovimin e mesazheve që mbështesin një stil jetese të shëndetshëm dhe të balancuar për të gjithë komunitetin studentor.
Në përmbyllje të aktivitetit, studentët theksuan rëndësinë e vazhdimit të iniciativave të tilla edhe në të ardhmen, me qëllim forcimin e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shëndetit si një prioritet i përbashkët. Ata u shprehën të motivuar për të organizuar edhe aktivitete të tjera sensibilizuese që kontribuojnë në krijimin e një ambienti më pozitiv dhe mbështetës brenda komunitetit studentor.


