Kolegji Dardania nënshkroi memorandum bashkëpunimi afatgjatë me SOS Kopshtin, Prishtinë

Sot, më datë 24.03.2023 Kolegji Dardania nënshkroi memorandum bashkëpunimi afatgjatë me SOS Kopshtin, Prishtinë.

Qëllimi i bashkëpunimit është angazhimi i studentëve të Kolegjit Dardania, të programeve Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale dhe Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale të zhvillojnë punën praktike dhe të jenë pjesëmarrës në trajnime, seminare dhe punëtori profesionale.

Kolegji Dardania dhe SOS Kopshti gjithashtu do të zhvillojnë një numër të gjërë aktivitetesh, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e performancës nga të dyja palët nënshkruese.