Kolegji Dardania nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë për pranimin e studentëve në punë praktike.

Sot, më datë 03.02.2023 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Ndërmarrjës Pestova SH.P.K – Prishtinë.

Përmes marrëveshjës së bashkëpunimit përfitojnë shumë në proceset e menaxhimit të prodhimit studentët e fakultetit: Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale dhe studentët e fakultetit Shkenca Politike dhe Administrim Publik. Ndërmarrja Pestova SH.P.K shpreh gadishmëri që studentët e fakulteteve të më sipërme do të mirëpriten nga safi menaxhues dhe ekspertët e ndërmarrjës për tu njohur për së afërmi me procesin e prodhimit dhe menaxhimin e tij. Në emër të studentëve dhe të stafit Kolegjit Dardania e falenderon përzemërsisht ndërmarrjen Pestova SH.P.K duke i uruar afarizëm të suksesshëm dhe rritje të ekportit.