Kolegji Dardania ju uron Festat e Fundvitit

Të dashur studentë, alumni, staf akademik dhe administrativ i Kolegjit Dardania, miq dhe bashkëpunëtorë,

Ndërkohë që vitit 2021 po i afrohet fundi, dëshirojmë që të gjithëve t'ju përcjellim urimet tona më të përzemërta me rastin e festave të fundvitit dhe të ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj. Pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, ne i kemi qëndruar besnik misionit tonë, dhe me përkushtim dhe kreativitet ia dolëm që bashkarisht të përballemi me sukses me një mori sfidash gjatë vitit.

Ju urojmë Vitin e Ri 2022, duke ju dëshiruar një vit të mbarë, me shëndet, suksese, dhe plot dashuri!

Gëzuar festat 2022!