Java dokumentarit – Plagët e hapura të Kosovës

Unioni Studentor organizon debatin "Plagët e Hapura të Kosovës"

Të nderuar kolegë dhe profesorë të Kolegjit Dardania, Unioni Studentor i Kolegjit Dardania në kuadër të aktiviteteve të veta organizon debatin studentorë me temë: “Plagët e hapura të Kosovës”, ku do të diskutohet aspekti social dhe psikologjik i ngjarjeve dhe pasojave që la pas lufta. 

Debati organizohet me datë 15.02.2023 në ora 17:30 në Amfiteatrin-18. Të gjithë studentët dhe profesorët e Kolegjit Dardania do të jenë të mirëpritur.

Me respekt,
Kryesia e Unionit Studentor