Konferencat

Kolegji Dardania përmes konferencave lokale dhe ndërkombëtare synon të zhvillojë fushën akademike përmes shkëmbimit të ideve dhe përvojave mbi arsimin e lartë.

Stafi akademik i Kolegjit Dardania synon të kontribuojë në drejtim të zgjerimit të njohurive dhe përvojave në rajon dhe më gjerë, përmes konferencave, simpoziumeve dhe tryezave të rrumbullakëta, në mënyrë që të krijojë mundësi që do të shërbenin për shkëmbimin e përvojave lokale dhe ndërkombëtare.
 
Kolegji Dardania është përqendruar kryesisht në organizimin e konferencave, me qëllim mbledhjen e ekspertëve në fushat e ekonomisë, shkencave politike, juridike, sociale, gjuhësore dhe psikologjike dhe fushave të tjera përkatëse të arsimit të lartë. Kolegji Dardania është i vendosur të organizojë konferenca që tërheqin akademikë të tjerë nga Kosova dhe më gjerë. Çdo konferencë synon të mbulojë tema specifike me interes të veçantë për arsimin e lartë.

Fakte

10+

Programe të Studimit
offered in Bachelor
and Master

5+

Bursa të plota
dhënë çdo vit akademik

63%

e të diplomuarëve kryejnë
dy apo më shumë punë
praktike si studentë

Aplikoni për Vitin Akademik 2021-2022

Afati i parë për aplikim në programet tona të studimit është tani i hapur! Filloni aplikimin tuaj sot dhe familjarizohuni me ne që të shihni që Kolegji Dardania është vendi i duhur për ju.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?