Ceremonia e çertifikimit

Më datë 05.05.2023, në hapësirat e Kolegjit Dardania në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave për nxënësit e SH.M.L “Sami Frashëri” dhe për studentët e Kolegjit Dardania, të cilët përfunduan me sukses punëtorinë mbi zhvillimin e shkathtësive të buta dhe mundësitë për punësim.

Rektorja e Kolegjit Dardania, Prof. Dr. Gjyldane Mulla bëri shpërndarjen e çertifikatave për nxënësit dhe studentët vijues të rregullt të punëtorive si dhe për mësimdhënësen profesoreshën Fjolla Gashi kryesuese e grupit punues.

Rektorja i përgëzoi të çertifikuarit për suksesin e arritur duke iu premtuar të pranishëmve se Kolegji Dardania do të qëndrojë prore afër tyre dhe do të iu ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e karrierës.