Workshop – Përgatitje për tregun e punës

Zyra për Orientimin e Karrierës në bashkëpunim me Zyrën e Hulumtimeve të kolegjit Dardania, organizuan workshopin e radhës me nxënësit e Gjimnazit të shkencave natyrore “Sami Frashëri”, në Prishtinë me temën Përgatitje për Tregun e Punës. Gjatë workshopit nxënësve ju ofruan informata të hollësishme lidhur me rëndësinë e zhvillimit të shkathtësive të buta dhe shkathtësive të forta për karrierë të suksesshme. poashtu të pranishmit u informuan për nevojat e tregut të punës si dhe me mundësitë për vetëpunësim.