Shkenca Politike dhe Administrim Publik
Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten përgjatë karrierës suaj - dhe për të bërë një ndryshim në çdo gjë që bëni.
- 3 Vite / 6 Semestra
- Planifikuar të filloj: 11 Tetor, 2021
Misioni
Programi Shkenca Politike dhe Administrim Publik i Kolegjit Dardania është një program studimor i cili mundëson ngritjen profesionale dhe aftësimin praktik të studentëve në fushën e Shkencave Politike dhe të Administrimit Publik. Ky program permes mësimdhënies, punës praktike dhe hulumtimit synon të zhvillojë kuadro të afta që me punën dhe angazhimin e tyre t’i kontribuojnë zhvillimit të qendrueshëm dhe kreativ në mjedisin jetësor.
Programi Shkenca Politike dhe Administrim Publik synon poashtu që të krijoj kuadro kompetente profesionale, të krahasueshme me vendet e Zones Evropiane të Arsimit të Lartë, të cilët do të jenë të aftë për të realizuar kerkesat mësipëme në kontekst të zhvillimit të jetës ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Kosovë.
Rezultatet e Pritura
Qëllim i Programit Shkenca Politike dhe Administrim Publik të Kolegjit Dardania është që studentët t’i përgatisë për kariera që do të jenë të dobishme për ta, në edukimin pasuniversitar, në pozita udhëheqëse dhe administrative dhe në shërbimin publik. Për këtë arsye personeli i Programit Shkenca Politike dhe Administrim Publik, njësoj si dhe i të tërë Kolegjit Dardania, është i përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të bartjes së suksesshme të diturive dhe përvojave të mësimdhënësve te studentët, si dhe për aftësimin e tyre për hulumtime profesionale-shkencore, që atyre do t’u mundësojë, si krijimin, artikulimin dhe zhvillimin e ideve dhe kontributeve të veta, ashtu edhe atë që studimi i tyre në këtë Program të jetë vetëm hyrje në një aftësim që do të jetë mbarë-jetësor.
Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Rezultatet e pritura të programit të studimit Shkenca Politike dhe Administrim Publik janë:
- Të kenë njohuri dhe aftësi nga shkencat politike si bazë të domosdoshme për njohjen e proceseve të administrimit publik;
- Demonstrojnë një kuptim kritik dhe integrues të marrëdhënies në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikave të mira;
- Të posedojnë një sërë praktikash si dhe aftësi konsultuese të përshtatshme për fushën e shkencave politike dhe administrimit publik;
- Të vlerësojnë, çështjet kyçe etike ligjore dhe të biznesit në praktikën profesionale në psikologjinë organizative;
- Të jenë të pajisur me aftësi të avancuara kërkimore si dizajnimin, kryerjen dhe ekzekutimin e projekte kërkimore;
- Të jetë në gjendje të përdorin njohuritë dhe dëshmitë e mbledhura nga projekte kërkimore për të informuar aplikim e tyre në problemet e që shfaqen në mjediset e punës;
- Të komunikojnë në mënyrë profesionale në mjediset akademike, profesionale dhe komerciale;
- Të kenë besim në njohuritë e tyre që të mund të operojnë në kontekste komplekse dhe të panjohura, përmes aplikimit të njohurive fleksibile, kreative, dhe gjenerimit të zgjidhjeve transformuese.
Plani i Studimit
Semestri 1 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Shkrimi Akademik | 5 | Obligative |
Hyrje në Shkencat Politike | 6 | Obligative |
Mikroekonomia | 7 | Obligative |
Mendimi Kritik | 6 | Obligative |
Gjuhë Angleze I | 6 | Obligative |
Semestri 2 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Hyrje në Administrimin Publik | 7 | Obligative |
Hyrje në Sociologji | 5 | Obligative |
Bazat e Statistikes | 6 | Obligative |
Makroekonomia | 7 | Obligative |
Zgjedhore 1 | 5 | Obligative |
Semestri 3 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare | 7 | Obligative |
Metodat e Hulumtimit | 6 | Obligative |
Analiza dhe Planifikimi i Politikave | 7 | Obligative |
Zgjedhore 2 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 3 | 5 | Obligative |
Semestri 4 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Financa Publike | 7 | Obligative |
Sistemet Ekonomike dhe Politikat Ekonomike | 6 | Obligative |
E Drejta dhe Procedura Administrative | 7 | Obligative |
Zgjedhore 4 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 5 | 5 | Obligative |
Semestri 5 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Politika dhe Institucionet e Bashkimit Evropian | 6 | Obligative |
Teoria dhe Praktika e Administrimit Qendror Kombëtar | 7 | Obligative |
Administrimi i Shërbimeve Publike | 7 | Obligative |
Zgjedhore 6 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 7 | 5 | Obligative |
Semestri 6 | Kreditë ECTS | Obligative/ Zgjedhore |
---|---|---|
Menaxhimi i Institucioneve Publike | 7 | Obligative |
Teoritë e Kombit dhe të Nacionalizmit | 7 | Obligative |
Punim Diplome | 6 | Obligative |
Zgjedhore 8 | 5 | Obligative |
Zgjedhore 9 | 5 | Obligative |
LIDHJET E SHPEJTA
Kontakt
Rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93,
10000, Prishtina,
Kosovo
Si të Aplikoj?
- Plotësoni Formularin
Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.
- Prisni për Kontakt nga Ne
Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.
- Kompletoni Dokumentacionin
Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.