Bashkëpunimi ndërkombëtar u siguron institucioneve metoda efektive për të studiuar tregun e ri dhe në përputhje me rrethanat, për të bërë modifikime në programin mësimor të programeve të studimit.

Bashkëpunime më gjithëpërfshirëse jo vetëm që e ndihmojnë kolegjin të zhvillohet akademikisht, por gjithashtu na krijojnë mundësi për të arritur lidhje me stafin akademik ndërkombëtar dhe studentët.

Kolegji Dardania synon të krijojë partneritete me akademikë të shquar dhe institucione të tjera ndërkombëtare, për të zgjeruar përvojën e studentëve, stafit akademik, rritjen e fakultetit dhe zhvillimin e hulumtimit shkencor. Bashkëpunimet me institucione të ndryshme ndërkombëtare janë thelbësore për suksesin e veprimtarive të institucionit tonë në aspektin global.

Fakte

90+

memorandumet e bashkëpunimit të përgjithshëm

63%

e të diplomuarve kishin dy ose më shumë praktika si studentë

Aplikoni për Vitin Akademik 2021-2022

Afati i parë për aplikim në programet tona të studimit është tani i hapur! Filloni aplikimin tuaj sot dhe familjarizohuni me ne që të shihni që Kolegji Dardania është vendi i duhur për ju.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale