Misioni, Vizioni dhe Objektivat

Kolegji Dardania ju përgatit të filloni karrierën tuaj duke ju siguruar një mjedis mbështetës dhe krijues përmes programeve unike të studimit.

Misioni dhe Vlerat e Kolegjit Dardania

Kolegji Dardania është një institucion privat i arsimit të lartë që ofron arsim cilësor në fushën e shkencave shoqërore: shkenca politike, ekonomi dhe psikologji. Përmes aktivitetit të tij akademik dhe shkencor, Kolegji Dardania ofron mundësi për zhvillim akademik dhe profesional, kualifikim praktik dhe shërbim në komunitet që kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë kosovare.

Përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Kolegji ndërton staf të kualifikuar dhe të aftë profesionalisht për të kontribuar në avancimin e politikave publike, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e cilësisë së jetës shoqërore dhe kulturore në Kosovë.

Kolegji ofron studime multidisiplinare që përparojnë njohuritë e studentëve dhe aftësitë e tyre për t'u bërë nxënës gjatë gjithë jetës.

Si pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, në programet e tij Kolegji zbaton standardet e përbashkëta të Deklaratës së Bolonjës, duke nxitur bashkëpunim intensiv me institucionet e arsimit të lartë në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

71.5%

Mesatarja e studentëve (Alumni) të punësuar me sukses nga viti 2019-2022.

Objektivat e Kolegjit Dardania

Kolegji Dardania synon përmbushjen e objektivave të mëposhtme:

  • Të ofrojë arsim cilësor në fushën e shkencave sociale, duke përfshirë shkencat politike, ekonominë dhe psikologjinë, në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë.

  • Të zhvillojë studentët në aspektin akademik dhe t'i kualifikojë ata në aspektin profesional, duke i përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

  • Të ngritë kapacitetet kërkimore shkencore, me qëllim kontributin në avancimin e njohurive dhe zgjidhjen e problemeve sociale përmes kërkimit të aplikuar.

  • T’i edukojë studentëve për të mësuar gjatë gjithë jetës duke zbatuar një qasje ndërdisiplinore dhe metodologji bashkëkohore të mësimdhënies.

  • Të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë kosovare përmes arsimimit të kuadrove përgjegjëse dhe aktive në jetën publike dhe institucionale.

  • Të rrisë cilësinë e jetës shoqërore dhe kulturore në Kosovë përmes arsimimit të kuadrove, të aftë për të ndikuar në zhvillimin e politikave të sistemit publik dhe ekonomik.

  • Të zbatojë standardet e Deklaratës së Bolonjës duke siguruar krahasueshmëri, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

  • Të inkurajojë bashkëpunimin akademik ndërkombëtar përmes partneriteteve me universitete dhe institucione në BE dhe më gjerë.

Vlerat

Kolegji Dardania ka identifikuar vlerat kryesore që do të na ndihmojnë të realizojmë misionin tonë dhe kështu i gjithë stafi akademik por edhe administrativ janë të përkushtuar që t'i adoptojnë këto vlera:

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?