Për Ne
Kolegji Dardania ofron programe studimi në nivelin bachelor dhe master. Misioni ynë fokusohet në arsimin cilësor për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit.
Historia e Institucionit tonë si Universitet formalisht – ligjor, ka filluar të funksionojë me licencim me certifikatën nr.898/02-1 e datës 01.12.2004 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për vitet akademike 2004 -2007, si një institucion privat universitar. Institucioni është riakredituar me vendimin nr.583/02-1 të dates 09.05.2007, për vitet akademike 2007 – 2011 si Universiteti Dardania. Mirëpo, me rastin e riakreditimit institucional për programe specifike të nivelit BA dhe MA për vitet 2009 dhe në vijim, nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe MASHT është akredituar dhe licencuar si Bartës Privat i Arsimit të Lartë (BPrAL) si Kolegji Dardania. Që nga viti 2004, Kolegji Dardania ka ofruar programe studimi për nivelin Bachelor dhe Master bazuar në Sistemin Evropian të Deklaratës së Bolonjës.
Kolegji Dardania përfiton plotësisht nga vendndodhja në qendër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, Prishtina. Misioni i Kolegjit Dardania fokusohet në arsim cilësor për të gjithë dhe shërbim ndaj komunitetit.
Që nga themelimi në vitin 2004, Kolegji Dardania ka rivendosur dhe ripërcaktuar kufijtë e mendimit intelektual dhe krijues si një qendër e njohur akademike. Qasja jonë rigoroze, shumë dimensionale ndaj arsimit dhe fushave të studimit është e përkushtuar në edukimin e mendjeve progresive. Në kolegjin tonë, studentët kanë lirinë akademike për të formuar rrugët e tyre unike, individuale në një botë komplekse dhe dinamike.
VITE NË ARSIMIN E LARTË
programe studimi përgjatë viteve
studentë
Misioni, Objektivat &
Vlerat
Kolegji DARDANIA është një institucion privat i arsimit të lartë i përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin akademik, profesional, shoqëror, kulturor dhe ekonomik të Republikës së Kosovës përmes tre shtyllave të ndërlidhura: mësimdhënies dhe të nxënit, kërkimit shkencor dhe të aplikuar, dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Kolegji DARDANIA ofron studime multidisiplinare, arsim të lartë cilësor, të përqendruar te studenti dhe të orientuar drejt praktikës përmes programeve studimore të përputhura me nevojat shoqërore, zhvillimet e tregut të punës dhe parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Jeta Studentore
Beatrisa
BA Shkenca Politike dhe Administrim Publik
"Çka e bëri eksperiencën time të veçantë në Kolegjin Dardania ishte një balanc në mes studimeve dhe jetës si studente. Kam mësuar shumë duke shijuar çdo moment të këtij rrugëtimi."