Studentët e Rinjë

Fokusi ynë është t'ju ofrojmë mundësi për të zhvilluar një karrierë të suksesshme përmes mbështetjes, këshillave dhe burimeve dhe kushteve të krijuara për nevojat tuaja përgjatë studimeve. Ne jemi të përkushtuar në favor të suksesit tuaj dhe ne ju mbështesim më tej në arritjet e juaja.

Pse të zgjedhni Kolegjin Dardania?

Disa nga arsyet kryesore që studentët zgjedhin të studiojnë në Kolegjin Dardania janë stafi akademik cilësor me kualifikimet e duhura, vendndodhja e përshtatshme në qendër të Prishtinës, infrastruktura moderne, puna me në qendër studentin, metodat interaktive të të mësuarit dhe zbatimi i të menduarit kritik që konsiderohet ecuria më e preferuar në punën me studentë. Po ashtu, mjetet didaktike përfshihen intensivisht në punën me studentë si: video-ligjerimi, mësimi eksperimental, të mësuarit duke bërë, mësimi problemor, puna në grupe, përdorimi të metodave metakognitive, si dhe lidhjen e mësimit teorik me punën praktike.

A ofron bursa studimore Kolegji Dardania?
Kolegji Dardania gjthmonë është përkushtuar që të ofroj mundësi të shumta në kuadër të programit të bursave për studentët meritor. Në kuadër të programit të bursave, përvec ndarjes së bursave për studentët meritor, Kolegji Dardania ofron bursa për rastet sociale, bursa për regjistrimet në grupe, si dhe bursa për familjarët e studentëve tanë. Për më shumë informacione, ju lutemi kontrolloni faqen tonë në lidhje me Bursat në këtë link.

Çfarë duhet të di më shumë?

Pas pranimit në një nga programet tona të studimit, studentët pajisen me ID të kolegjit dhe rregullohen në grupe optimale sipas standardeve. Për studentët e rinj, organizohet një ditë mirëseardhje ku ata informohen për programin, kurset, ligjeruesit, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve, infrastrukturën dhe gjithçka tjetër që lidhet me studimet dhe aktivitetet e tyre, duke përfshirë mundësitë e shoqërimit me kolegët e tyre. Përveç ditës së mirëseardhjes, Kolegji Dardania organizon evente dhe aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit për të gjithë studentët. Këto evente dhe aktivitete janë planifikuar në kalendarin akademik të kolegjit.

Para se të fillojnë me studimet e tyre, studentët informohen se si të përdorin DMS, një sistem i përdorur nga Kolegji Dardania për ligjerata, ushtrime, vlerësime, etj. Një tipar i cili vlerësohet gjithmonë nga studentët e Kolegjit Dardania është që të gjitha kushtet e të mësuarit janë optimale dhe të favorshme, përfshirë orarin e duhur të ligjëratave dhe konsultimeve siç kërkohet nga vet studentët.

Kriteret për Regjistrim

Studentët potencial në programet tona të studimit bachelor janë aplikantët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, testin e maturës dhe plotësojnë kushtet për vazhdimin e studimeve. Studentët mund të aplikojnë online në faqen tonë të internetit ose mund të zgjedhin të vizitojnë hapësirat tona në qendër të Prishtinës dhe të aplikojnë duke plotësuar formularin fizikisht. Disa nga kriteret tjera për regjistrim në programet tona të studimit janë rezultatet e suksesit në shkollën e mesme dhe rezultatet e testit të maturës shtetërore.

Të gjithë studentët e regjistruar në programet tona të studimit trajtohen dhe respektohen në mënyrë të barabartë, dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre përcaktohen posaçërisht në Statutin dhe rregulloret e Kolegjit Dardania, përfshirë të drejtën e tyre për t'u transferuar në programet e studimit brenda dhe jashtë vendit.

Si të Aplikoj?

Të gjithë aplikantët e interesuar në programet e studimit të Kolegjit Dardania mund të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ata do të ftohen të marrin pjesë në sesione informuese të organizuara nga kolegji të cilat ofrojnë informacione më të hollësishme rreth planeve të studimit dhe përvojës së studimeve në institucionin tonë. Duke plotësuar formularin, do të njoftoheni edhe për aplikimin dhe afatet e regjistrimit në programet tona të studimit.

Përveç kësaj, stafi ynë në Zyrën për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve ndihmon aplikantët e interesuar me udhëzime për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për regjistrim në programet tona të studimit.

Programet e studimit të ofruara nga Kolegji Dardania janë unike dhe të kërkuara në tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë. Programet janë hartuar nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar në mënyrë që studentët të zhvillojnë karrierën e tyre suksesivisht dhe të jenë në hap me zhvillimet dhe dinamikën e ndryshimeve.

Krijoni miqësi gjatë gjithë jetës me studentë që ndajnë interesat, pasionet dhe perspektivat e juaja të përbashkëta.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale