Zyra për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Qëllimi i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin Dardania është të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Këto aktivitete përfshijnë sigurimin e mbështetjes për menaxhimin dhe realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare është përqendruar kryesisht në: zbatimin e planit strategjik për ndërkombëtarizimin; inicimin, përgatitjen dhe vlerësimin e marrëveshjeve me universitetet e ardhshme partnere ndërkombëtare; inicimi dhe promovimi i karrierës kërkimore shkencore dhe lehtësimi i lëvizjes së hulumtuesve në Evropë dhe më gjerë; administrimi, udhëzimi dhe promovimi i programeve arsimore ndërkombëtare si: Erasmus +, Fulbright, etj; vizitat ndërkombëtare të stafit akademik dhe studentëve; etj.
PhD. Njomza Mehani
Coordinator
Kontakt
Rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93,
10000, Prishtina,
Kosovo