Programet e Studimit
Kolegji Dardania ofron programe unike të studimit në nivelin bachelor dhe master. Ne jemi vazhdimisht në hap me kërkesat e tregut duke ofruar programe me cilësi të lartë.
10+
programe studimi të akredituara ndër vite
Përgjatë veprimtarisë akademike, Kolegji Dardania ka zhvilluar dhe ofruar një gamë të gjerë programesh studimore në nivelin Bachelor dhe Master. Përmes kurrikulave të mirëstrukturuara dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies, Kolegji Dardania synon të krijojë një mjedis akademik ndërveprues, të orientuar drejt studentit dhe zhvillimit të kompetencave profesionale. Programet studimore ndërthurin njohuritë teorike me zbatimin e tyre në praktikë, duke i përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës dhe zhvillimet shoqërore e ekonomike. Nëpërmjet mësimdhënies cilësore, nxitjes së mendimit kritik dhe respektimit të parimeve etike, diversitetit dhe tolerancës, Kolegji Dardania synon të kontribuojë në zhvillimin e individëve të përgjegjshëm, të aftë për të marrë pjesë aktive në një shoqëri moderne, demokratike dhe shumëkulturore, si dhe për të dhënë kontribut në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit.
Aktualisht, Kolegji Dardania nuk ka programe studimore aktive të hapura për regjistrimin e studentëve të rinj. Programet e paraqitura më poshtë përfshijnë programe të ofruara më parë nga institucioni, si dhe programe që janë në proces zhvillimi, rishikimi ose që planifikohen t'i nënshtrohen procedurave të akreditimit apo riakreditimit.
Programet e Studimit Bachelor
Programet e Studimit Master
Si të Aplikoj?
- Plotësoni Formularin
Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.
- Prisni për Kontakt nga Ne
Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.
- Kompletoni Dokumentacionin
Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.