Rektorja e Kolegjit Dardania Prof. Dr. Gjyldane Mulla uron të gjitha vajzat dhe gratë në ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin!
Rektorja e Kolegjit Dardania Prof. Dr. Gjyldane Mulla, me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin, uron dhe falënderon të gjitha vajzat dhe gratë për përkushtimin e tyre në të gjitha sferat e jetës sociale, kulturore dhe ekonomike. Ku sot, më shumë sesa një ditë simbolike, është një ditë reflektimi se sa të fuqishme jeni Ju në sfidat e jetës.
“Sot kjo festë ka një rëndësi shumë më të gjerë dhe përfaqëson që të gjitha gratë në botë, në çdo kontinent, në çdo vend apo kulturë”. Gjithashtu, në urimin e saj inkurajon të gjitha gjeneratat për jetësimin e aspiratave për një arsim cilësor. Ajo beson se e barazia gjinore mund të arrihet përmes edukimit si mënyra më e mirë për fuqizimin e pozitës së grave në shoqëri.