Anesa Gashi, në emër të të gjithë anëtarëve të Unionit Studentor të Kolegjit Dardania, uron Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit!
Anesa thekson se vullnetarizmi shtrihet përtej aktit humanitar, duke e karakterizuar si një mjet thelbësor për të ndihmuar në përparimin e komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi. Angazhimi në punë vullnetare, sipas Anesës, mund të sjellë shkathtësi dhe përgjegjësi për individët, duke i nxitur ata të zhvillojnë aftësi të reja që mund të rrisin shanset e tyre për punësim në të ardhmen. Anesa gjithashtu shpreh falënderimin e saj ndaj Kolegjit Dardania dhe Institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë fushë të rëndësishme sikurse është vullnetarizmi.
Unioni Studentor vlerëson dhe inkurajon gjithashtu krijimin e më shumë klubeve të vullnetarizmit në institucionet arsimore, duke parë në to një mjet të fuqishëm për të përfshirë më shumë studentë në veprimtari sociale dhe të ndihmojnë në formimin e një brezi të ri të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave të ndryshme në shoqëri.