Transfero studimet në Kolegjin Dardania

Kolegji Dardania mirëpret aplikimet nga studentët që aktualisht janë të regjistruar në një institucion tjetër të arsimit të lartë. Ne ju rekomandojmë që të gjithë të interesuarit të kontaktojnë me Zyrën për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për udhëzime rreth transferimit të studimeve. Studentët që dëshirojnë të transferojnë studimet e tyre nga një institucion tjetër në Kolegjin Dardania, duhet të kontaktojnë fillimisht Zyrën për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve për të vlerësuar kriteret fillestare.

Kriteret fillestare ndërlidhen me përshtatshmërin në lidhje me programet e studimit, modulet, akreditimin, ose me mungesën e vendeve të lira në programin e studimit që aplikanti dëshiron të transferoj studimet.

Nëse programi i studimit pranon transferime, Zyra për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve do të kontrollojë nëse aplikacioni i përmbush kriteret e nevojshme (në varësi të vendeve të lira në program të studimit, kualifikimeve të mëparshme, studimit të mëparshëm dhe nëse kërkohet ndonjë modul bazë). Aplikimi mund të bëhet edhe online. 

Për të transferuar studimet në Kolegjin Dardania, fillimisht do t'ju duhet certifikata e lindjes, transkripta e notave me numrin e krediteve ECTS dhe aplikimi për transferim të studimeve.

Afati i fundit për transferimin e studimeve në Kolegjin Dardania është 25 shkurt 2022.

Për informacione shtesë, mos hezitoni të kontaktoni Zyrën për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve në Kolegjin Dardania.