Studentët Aktualë

Programet e studimit të ofruara nga Kolegji Dardania janë unike dhe të kërkuara në tregun e punës në vend dhe më gjerë.

Kolegji Dardania i kushton rëndësi të veçcantë shërbimeve ndaj studentëve. Studentët aktual mund që të përdorin të gjitha shërbimet e ofruara nga institucioni ynë. Të gjithë studentët aktual pajisen me ID studentore nga kolegji, kanë e-mail e tyre personal me domain të kolegjit, si dhe qasje në DMIS ku ata mund të njoftohen me të gjitha të rejat nga administrata e kolegjit si dhe rreth pasqyrave të tyre financiare, rezultateve nga testet dhe provimet, si dhe rezultatet nga punimet e tjera të tyre.

Studentët Aktual

Albionë Morina – Përfituese e bursës në Kolegjin Dardania

Kolegji Dardania është gjithmonë në gatishmëri për të ju ofruar maturantëve me sukses të shkëlqyer bursa të plota të studimit. 

Albionë Morina, studente e vitit të parë në programin “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale, është përfituese e bursës së plotë. 

Për më shumë, ju ftojmë të shiqoni videon e përgatitur me komentet e Albionë Morinës rreth Kolegjit Dardania dhe mundësive që ofrohen në kuadër të programeve studimore.

Eksperiencat e fituara të studenteve në Kolegjin Dardania

Ju ftojmë ta shiqoni videon e përgatitur për dy studentet e Kolegjit Dardania dhe eksperiencën e fituar në kuadër të programeve “Administrim Biznesi dhe Ekonomiks” dhe “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale”.

Rrugëtimi i Qëndresa Shllakut gjatë studimeve dhe punësimi në Kolegjin Dardania

Ju ftojmë të shiqoni videon e përgatitur për rrugëtimin profesional të Qëndresa Shllakut, studente dhe e punësuar në bibliotekën e Kolegjit Dardania.

Një prej studentëve bursistë në programin Psikologji dhe Studime Menaxheriale të Universitetit Dardania.

Eksperiencat dhe sukseset e studentëve bursistë të Kolegjit Dardania.

Studentet të dalluara të programit Psikologji Menaxheriale, pjesë e stafit të administrates në Kolegjin Dardania

Qëndresa Shllaku dhe Elmedina Bushi, si studente të dalluara në programin Psikologji Menaxheriale, për gati një vit janë pjesë e stafit të administratës në Kolegjin DARDANIA. 

Si bartës të arsimit të lartë jemi gjithmonë në gatishmëri t’i shpërblejmë studentët tanë me mundësi të ndryshme, duke ju mundësuar atyre edhe punësim në struktura të ndryshme të Kolegjit.

Sukseset e Kastriot Shabiu student dhe pjesë e stafit të Kolegjit Dardania

Kastriot Shabiu student dhe pjesë e stafit të Kolegjit Dardania është përzgjedhur nga Ambasada Britanike në Prishtinë për të ndjekur një vizitë studimore në Londër, Angli.

Kjo vizitë studimore Kastriotit iu mundësua si rezultat i kontributit të tij për nxitjen e punës vullnetare dhe qytetarisë aktive në rajonin e Gjilanit, në kuadër të projektit “Bëhu Aktiv!” që u përkrahë nga Instituti Democracy for Development (D4D) dhe u financua nga Ambasada Britanike në Prishtinë. 

Ne i dëshirojmë shumë suksese Kastriotit në vazhdimësinë e angazhimeve të tij për ta zhvilluar mendësinë e komunitetit për të ndërmarrë vepra që sjellin ndryshime pozitive!

Njihuni me sukseset e Qëndrim Zejnullahut

Qendrim Zejnullahu është në përfundim të studimeve master në programin “Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane” në Kolegjin Dardania. 

Qëndrimi që 5 vite ushtron detyrën e mësimdhënësit dhe udhëheqësit në organizatën “British Education Centre”. 

“…Qysh herët pretendimet e mija ishin dhe janë që në të ardhmen të bëhem profesor universitar dhe të ndihmoj në ngritjen e vlerave arsimore dhe edukative në Kosovë. Për mua Kolegji Dardania është institucioni ideal ku përmbushen synimet personale dhe akademike…”

Arlind Muja

Jeta studentore nuk përfshinë vetëm studimet, por edhe praktikën dhe aktivitetet e shumta.

Arlind Muja është student në programin Menaxhment dhe Informatikë në Kolegjin DARDANIA dhe përfitues i bursës së plotë. 

Ai si një student i dalluar në vitin e parë vlerëson punën e stafit akademik, debatet me kolegët e tij rreth temave të ndryshme në Klubin e Debatit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme publike dhe private, dhe shumë aktivitete të tjera.

“Kanë kaluar vetëm 2 semestra, por do të jenë semestra të paharruar pas gjithë asaj pune të palodhshme të profesorëve, kolegëve dhe të gjithë stafit administrativ të Kolegjit DARDANIA. 

Gjithmonë ishim pjesë e debateve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe kjo është ajo që i jep frymën pozitive një institucioni” shprehet Muja.

Erisona Zuka

Është njëra nga studentet shembullore në Fakultetin Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, tani ajo është e punësuar në administratën e Kolegjit Dardania.

Ylli Shabani- Përfitues i bursës së plotë në Kolegjin Dardania 

Kolegji Dardania është në vazhdimësi në kërkim të maturantëve dhe studentëve të shkëlqyer për të ju ofruar bursa studimi dhe mundësi të tjera për zhvillimin e tyre profesional.

Ylli Shabani, student në vitin e tretë në programin Shkenca Politike dhe Administrim Publik, është përfitues i bursës së plotë në Kolegjin Dardania. Për më shumë rreth eksperiencës së Yllit në rrugëtimin e tij tre vjeçar në Kolegjin Dardania, ju ftojmë të shiqoni videon e përgatitur.

Disa momente të bukura nga puna praktike e studentës Besarta Bajraliu

Studentët të Kolegjit Dardania krahas mësimit teorik realizojnë edhe punë praktike në istitucione që i përgjigjen drejtimit që studiojnë. Studentja Besarta Bajraliu nga programi Përkujdesje dhe Mirëqenje Sociale, është duke vijuar punën praktike në SHFMU “MITRUSH KUTELI” në Prishtinë.

Kolegji Dardania, i uron shumë suksese Besartës!

Krijoni miqësi gjatë gjithë jetës me studentë që ndajnë interesat, pasionet dhe perspektivat e juaja të përbashkëta.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale