Klubet Studentore
Klubet Studentore në kolegji tonë janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike, qëllimi i funksionalizimit të klubeve qëndron në orientimin orientimin e studentit, përshtatjen e tij me jetën studentore. Grupet që merren me aktivitetet, ose të quajtura ‘klubet’ synojnë që të mundësojnë organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale të studentëve tanë, si dhe të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale dhe të aftësitë e lidershipit.Klubet janë të krijuara nga studentët dhe të mbështetura nga mësimdhënësit dhe të mikqyrur nga zyra e karrierës.
1.KLUBI I NDËRMARRËSISË
Klubi i Ndërmarrësisë, ka për qëllim që të motivoj dhe të ofroj mbështetje për studentët të cilët inspirojnë të bëhen sipërmarrës.Klubi i Ndërmarrësisë zhvillohet në një ambient ku anëtarët e tij kanë mundësi të ndërveprojnë edhe me sipërmarrës të tjerë. Studentët në këtë klub angazhohen në zhvillimin e një biznesi, duke punuar për një biznes plan dhe faza finale është hedhja në treg e një startup-i. Pjesëmarrës në këtë klub mund të jenë jo vetëm studentët e kolegjit Dardania, por gjithashtu mirëpresim anëtarësim dhe pjesëmarrje edhe nga gjimnazistë dhe maturantë.
2. KLUBI I KARRIERËS
Klubi i Karrierës, përbëhet nga studentët aktual dhe të diplomuarit e kolegjit Dardania, të cilët janë të interesuar për tzhvillimin e njohurive të tyre në lidhje me tregun e punës dhe të qënit sa më i/e suksesshme në të. Aktivitetet e klubit të karrierës zakonisht janë të integruar me intervista pune, orientim dhe këshillim nga ekspertë karriere, mbështetje në zhvillimin e aftësive të lidershipit, mbështetje në zhvillimin e shkathtësive të forta dhe të buta.
3. KLUBI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE DHE DHE KOMUNIKIMIT
Klubi ICT synon të përmirësojë aftësitë e anëtarëve të TIK-ut duke ushqyer aftësitë e tyre krijuese dhe programuese dhe duke mprehur aftësitë e tyre kërkimore dhe prezantuese.Vizioni ynë është për të qenë më shumë sesa thjesht vëzhgues të zhvillimit teknologjik. Pra, ne synojme të krijojmë katalizatorë teknologjikë në mjedisin tonë
4. KLUBI I LIBRIT DHE MEDIAS
Fantazia e librit i duhet medias, ndaj ky klub studentor vjen i gershetuar mes imagjinatës dhe teknikave për ta vendosur në zbatim. Media është organizimi ideal për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet midis studentëve dhe lojtarëve kryesorë të tregut të mediave, përmes botimeve në Revistën e Studentëve, realizimit të vizitave në radiotelevizionet publike dhe private dhe aktiviteteve të ndryshme studentët arrin të përgadisin informacione të duhura që i përshtaten mediave dhe masmediave, njëkohësisht studentët realizojnë video-inçizime që i shërbejnë edhe anëtarëve të tjerë të klubeve dhe mini projekte.
5. KLUBI I VULLNETARIZMIT
Ky klub ka për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë Shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, të cilat synojnë sensibilizimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.
6. KLUBI I DEBATIT
Ky është një klub gjithëpërfshirës, pasi që secili ka mundësinë të shpreh mendimin personal në lidhje me temën që debatohet, si dhe të njoh edhe mendimet e të tjerëve duke i pranuar ose kundërshtuar ato. Pjesëmarrja në debat ju mundëson studentëve që të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit, mendimit kritik, kreativitetit, lidershipit, zhvillimin e vetëbesimit dhe ndërmarrjen e iniciativave të reja.