Prof. Dr. Gjyldane Mulla, me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin, falënderon të gjitha femrat për kontributin dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.
Ajo thekson se, “Kjo festë përfaqëson të gjitha gratë në botë dhe inkurajon ato që të vazhdojnë fuqishëm që ti jetësojnë qëllimet dhe aspiratat e tyre”. Gjithashtu shton se, femrat duhet të jenë frymëzim dhe shembull në shoqëri, për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre.