Zyra për Sigurimin e Cilësisë

Në dritën e orientimit strategjik, Kolegji Dardania ka miratuar zyrtarisht një politikë të sigurimit të cilësisë e bazuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe menaxhimin e cilësisë.

Sigurimi i cilësisë bazohet në dokumentet përkatëse (Rregulloret dhe Manualët), të cilat janë në përputhje me Standardet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe praktikat e tyre aktuale. Orientimi strategjik mbështetet në standardet dhe udhëzimet për sigurimin e brendshëm të cilësisë me të cilin parashihet “Politika dhe procedurat për sigurimin e cilësisë” (shih Udhëzimet e vlerësimit, Kapitulli III., sipas pozicioneve: 

  • Aprovimi, monitorimi dhe shqyrtimi periodik i programeve dhe titujve: Kolegji Dardania si Institucion i Arsimit të Lartë i ka mekanizmat formal për aprovimin, shqyrtimin periodik dhe monitorimin e programeve dhe titujve që ofron.
  • Vlerësimi i studentëve: Studentët vlerësohen mbi baza të kritereve, rregulloreve dhe procedurave të cilat zbatohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe të cilat janë të publikuara.


Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës:

Kolegji Dardania ka siguruar mekanizma përmes të cilëve ka selektuar një staf mësimdhënës të kualifikuar dhe me kompetencë për mësimdhënie, hulumtime dhe punë praktike. Mekanizmat vihen në dispozicion atyre që bëjnë shqyrtime dhe të jashtme dhe përpilojnë raporte për mësimdhënës.

Burimet e mësimnxënies dhe mbështetjes së studentëve:
Kolegji Dardania ka në dispozicion resurse të mjaftueshme dhe adekuate për mbështetjen e mësimnxënies së studentëve për secilin program të ofruar.

Sistemet informative:
Kolegji Dardania ka siguruar sisteme informative dhe mekanizma për mbledhjen e informacioneve dhe analizën e tyre të cilat shërbejnë për menaxhimin efektiv të programeve të studimit dhe aktiviteteve të tjera.

Informacionet publike:
Kolegji Dardania për programet dhe titujt që i ofronë rregullisht i azhuron në mënyrë të paanshme, duke i dhënë karakter cilësor dhe sasior, të cilat i bënë publike.

Prof.Dr. Shykrane Germizaj

Head of Quality Assurance Office

Elza Gashi

Coordinator

Nora Korapi

Coordinator

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale