Misioni, Vizioni dhe Objektivat

Kolegji Dardania ju përgatit të filloni karrierën tuaj duke ju siguruar një mjedis mbështetës dhe krijues përmes programeve unike të studimit.

Misioni

Misioni i Kolegjit Dardania është të ofrojë arsim cilësor në zhvillimin akademik dhe profesional, trajnime praktike dhe kërkime në shkencat humane, shkencat e aplikuara dhe artet që pasqyrojnë nevojat e tregut të punës. Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin akademik të Kolegjit dhe të diplomuarit e tij, duke përfshirë palët e interesit, përmes mësimdhënies, punës në terren dhe hulumtimit, Kolegji Dardania synon të zhvillojë dhe rrisë potencialet e kuadrove, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijues në shërbim të komunitetit. Qëllimi përfundimtar është përgatitja e profesionistëve dhe akademikëve kompetentë të cilët do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, politik, social dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë, në përputhje me Standardet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, Deklaratën e Bolonjës, Konventën e Lisbonës, Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, si dhe Kornizës së Kualifikimeve të Kosovës.

Vizioni

Vizioni ynë është të vazhdojmë të ruajmë dhe zhvillojmë dhe forcojmë më tej pozitën dhe reputacionin tonë si një nga institucionet e arsimit të lartë të respektuar për studime, praktikë dhe kërkime në shkencat humane, shkencat e aplikuara dhe artet, të krahasueshme me institucionet kredibile të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

71.5%

Mesatarja e studentëve (Alumni) të punësuar me sukses nga viti 2019-2022.

Objektivat

Për të përmbushur misionin e tij, Kolegji Dardania ka këto objektiva:

  • Të zhvillohet Kolegji Dardania si institucion i arsimit të lartë me një spektër të gjerë të programeve studimore dhe kërkimore në përputhje me kontekstin politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe nevojat e tregut të punës në Kosovë;

  • Të promovohen programe studimore ndërdisiplinore dhe multidisiplinare, duke begatuar njohuritë, aftësitë, dhe kompetencat e studentëve, në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve dhe Kornizën Kosovare të Kualifikimeve.

  • Të nxisë risitë në programe dhe në hartimin e kurrikulave në përputhje me konceptet bashkëkohore filozofike dhe metodologjitë për të siguruar ngritjen e cilësisë përmes aplikimit të të mësuarit ndërveprues, kërkues, dhe zbatimit të praktikave më të mira;

  • Të ofrojë programe studimore të cilësisë së lartë, të promovojë mësimdhënie cilësore dhe të pasurojë bazën për kërkime cilësore të natyrës shkencore dhe aplikative;

  • Të organizojë sistemin e mësimdhënies dhe të nxënit dhe të vlerësimit, i cili do t'u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri, aftësi, dhe kompetenca, në mënyrë që të ndjekin mundësitë e të nxënit gjatë gjithë jetës, dhe shtigjet e karrierës së suksesshme;

  • Të themelojë dhe të zhvillojë bashkëpunim me institucionet akademike vendore dhe rajonale, për përfitime maksimale nga shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i mundësive, për zbatim të standardeve bashkëkohore përmes integrimit në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (Deklarata e Bolonjës dhe Konventës së Lisbonës), dhe Zonën Evropiane të Kërkimit, me qëllim të reformimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë të të nxënit;

  • Të angazhohet në veprimtari publike si gjenerues i zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe sociale, në përputhje me kërkesat strategjike të Republikës së Kosovës;

  • Të kultivojë parime morale dhe etike për të shprehur tolerancë në shoqërinë demokratike multikulturore në përputhje me orientimin e Kolegjit Dardania, për të dhënë kontributin dhe shërbimin e tij për komunitetin;

  • Të ofrojë arsim për një grup të arsyeshëm studentësh mbështetur në nevojat e tregut të punës, dhe të zhvillojë kërkimin shkencor në fushën e shkencave sociale (ekonomike, juridike, politike, filologjike), përmes bashkëpunimit të stafit akademik, nga njëra anë, dhe biznesit dhe komunitetit, nga ana tjetër.

Vlerat

Kolegji Dardania ka identifikuar vlerat kryesore që do të na ndihmojnë të realizojmë misionin tonë dhe kështu i gjithë stafi akademik por edhe administrativ janë të përkushtuar që t'i adoptojnë këto vlera:

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?