Kolegji Dardania uron për 18 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kolegji Dardania iu uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës 18 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e 17 Shkurtit — Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës — Kolegji Dardania shpreh urimet më të përzemërta dhe më solemne për të gjithë qytetarët e vendit tonë, duke ju dëshiruar paqe të qëndrueshme, zhvillim të gjithanshëm dhe suksese të vazhdueshme në forcimin dhe avancimin e shtetësisë.

 

Kjo ditë përfaqëson një moment të lartë historik dhe moral për Kosovën tonë të dashur. Ajo na thërret jo vetëm për festë, por edhe për përgjegjësi; jo vetëm për kujtesë, por edhe për veprim. Me vetëdije të plotë për sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria jonë, angazhohemi që përmes dijes, profesionalizmit dhe integritetit institucional secili veҫ e veҫ dhe të gjithë bashkërisht, të kontribuojmë denjësisht në forcimin e shtetit dhe në avancimin e shoqërisë sonë.

Urime te gjithëve Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

 

Kolegji Dardania