Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie

Sigurimi i përsosmërisë në mësimdhënie duke promovuar kulturën e përsosmërisë akademike dhe ofrimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve...

Misioni


Sigurimi i përsosmërisë në mësimdhënie duke promovuar kulturën e përsosmërisë akademike dhe ofrimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe të bashkëpunëtorëve në procesin mësimor-shkencor hulumtues të Kolegjit DARDANIA.

Detyrat dhe përgjegjësitë e QPM-së;


• Planifikon aktivitete për ngritjen profesionale të stafit akademik;
• Organizon dhe realizon aktivitete për përsosjen profesionale të stafit akademik me qëllim të avancimit të aftësive dhe kompetencave të stafit akademik të KD-së;
• Realizon politikat për avancim në karrierë të stafit akademik të KD-së me qëllim të ngritjes të kompetencës për mësimdhënie dhe kërkim shkencorë;
• Promovon kulturën për përmbushjen e standardeve dhe mundëson zbatimin e praktikave për mësimdhënie bashkëkohore;
• Mbështet fakultetet dhe stafin akademik të KD-së në implementimin e praktikave inovative në mësimdhënie, mentorim dhe vlerësim;
• Ofron shërbime për të punësuarit në KD për ruajtjen e integritetit, respektimin e standardeve akademike dhe promovimin e etikës në punë.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?