Zyra për Orientim të Karrierës në kuadër të Kolegjit Dardania në bashkëpunim me IPKO Telecommunications organizuan një ligjeratë të hapur për studentët në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierës, si dhe për programin e praktikës dhe punësimit.
Në këtë ligjeratë studentët patën mundësinë që të njihen edhe me mënyrën dhe metodat e zhvillimit të strategjisë së kësaj kompanie e cila ndihmon në ngritjen profesionale duke ofruar informacione aktuale për tregun e punës.