Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

Qëllimi dhe funksioni i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketingu është që ta bëjë misionin e Kolegjit Dardania transparent dhe të arritshëm për të interesuarit, përfshirë studentet, stafin, të diplomuarit dhe të tjerët.

Përgjegjësia jonë ishte dhe mbetet të mbajmë një imazh të mirë për cilësi të jashtëzakonshme për rolin udhëheqës të Kolegjit Dardania në shoqëri, për njohuri te avancuara, aftesim praktik dhe për aktivitete të tjera të dobishme për komunitetet në Kosovë dhe më gjerë.

Vendosmëria, preokupimi dhe përkushtimi ynë i vazhdueshëm është të ruajmë dhe avancojmë reputacionin e fituar me punë të palodhur dhe përkushtim. Falë ketij perkushtimi, ne jemi bërë institucion i besueshëm, cilësor dhe me integritet të jashtëzakonshëm akademik, dhe ne përpiqemi t'ua përcjellim këtë palëve tona të interesit besnikë përmes lajmeve dhe informacioneve që azhurnojmë vazhdimisht. Stafi i Kolegjit Dardania është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë përmes komunikimit tonë online.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale