Sot, më datë 16.03.2018, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Dardania dhe Qendra Labyrinth.

Me anë të këtij memorandumi, studentët e programeve “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale” dhe “Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale”, mund të mbajnë punën praktike dhe të përfshihen në projekte të ndryshme në kuadër të Qendra Labyrinth.