Zyra për Shërbime Financiare
Kolegji Dardania i mundëson studentëve që pagesat e studimeve të kryhen edhe përmes këstëve mujore, apo përmes kreditimit bankar për studime.
Në kuadër të Kolegjit Dardania ekziston edhe Zyra për Shërbime Financiare e cila ndihmon studentët në informimin për përmbushjen e detyrimeve të tyre. Zyra për Shërbime Financiare gjithashtu u mundëson studentëve të kryejnë obligimet e tyre financiare të studimeve përmes kësteve mujore ose përmes kreditimit bankar për studime.
Përmes qasjes online në sistemin DMIS, secili student do të ketë mundësi që të ketë qasje në pasqyrën financiare personale rreth pagesave të veta të studimeve. Për çdo informatë shtesë ju mund të kontaktoni Zyrën për Shërbime Financiare në e-mail adresën zyrtare: ismajlgashi@kolegjidardania.com.
Kolegji Dardania gjatë çdo viti akademik ofron bursa për studentë të shkëlqyeshëm, bursa për raste sociale, bursa për familjarët e studentëve tanë, si dhe bursa për studentët që regjistrohen në grupe. Për më shumë informacione në lidhje me bursat për studime dhe aplikimin, ju lutemi referojuni faqes së bursave duke klikuar këtu
Kontakt
Rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93,
10000, Prishtina,
Kosovo