Alumni Storie Suksesi

Historitë e Suksesit të Alumni më poshtë theksojnë vetëm disa nga të diplomuarit tanë të shquar që përfaqësojnë trashëgiminë e Kolegjit Dardania.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Arbenita Sopaj

Studentja e Kolegjit Dardania Arbenita Sopaj, kandidatja e vetme shqiptare për Doktoraturë “Diplomaci Japoneze” në Kobe University, Japoni. “Diplomimi në programin Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë vazhdimin e studimeve në nivelin Master në Universitetin Jagiellonia të Polonisë si dhe në Kobe University në Japoni, ku jam duke kryer studimet e Doktoratës” theksoi ndër tjerash Arbenita. Në këtë link mund të lexoni një intervistë të shkurtër të dhënë nga Arbenita për studentët e Kolegjit Dardania.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Driton Demolli

Driton Demolli është njëri nga studentët shembullorë të Kolegjit Dardania. Shquhet për zgjuarsi, korrektësi e kolegialitet. Ishte i dashur në mesin e kolegëve dhe shquhej për komunikimi të sinqertë e miqësor.

Dritoni shprehet se ka konsideratë të lartë për stafin akademik, administrativ e menaxherial. Dituritë dhe grada akademike që e fitoi në Kolegjin Dardania i mundësuan atij punësim të rregullt në institucionet publike.

Dritoni thekson: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në realizimin e prioriteteve për veten time”!

ALUMNI SUCCESS STORIES

Erisona Zuka

Erisona Zuka është njëra nga studentet shembullore që u diplomua në Fakultetin Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale. Përkitazi me jetën studentore dhe punën studimore në Kolegj ajo thekson: Jam Erisona Zuka, studente e diplomuar e Kolegjit Dardania, dhe njëkohësisht edhe punëtore në zyrën pritëse të Kolegjit. Gjatë 3 viteve të studimeve përveq njohurive dhe diturive të mara, gjithashtu kam kaluar kohën më të mirë ku më përcollën edhe suksese të paharrueshme mbi të cilat po ndërtoj karrierën time. Si studente e pata fatin që të përzgjidhesha në Unionin Studentor ku ishte eksperienca ime më e mirë e viteve të studimit. Falë Kolegjit Dardania mu mundësua puna praktike si asistente e një fëmije autik për 8 muaj, ku unë mora përvojën e duhur profesionale e cila do të më shërbejë për prosperitet në karrierë. Përveç këtyre, Kolegji Dardania më mundësoi të ushtrojë punën si praktikante në zyrën pritëse të Kolegjit ku eprorët e vlerësuan lartë punën time dhe më ofruan punësim si staf i rregullt. Faleminderit Kolegji Dardania për vlerësimin korrekt të kontributit në punë dhe ishte knaqësi që isha studente në institucion të tillë kredibil.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Remzije Bullatovci

Remzije Bullatovci ka ndjekur studimet në Fakultetin Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale të Kolegjit Dardania. Përkitazi me studimet dhe jetën studentore Remzija shprehet: Kolegji Dardania është institucion arsimor i cili ofron mundësi studimi si dhe njohje te diplomës brenda dhe jashtë vendit tonë. Kolegji Dardania ofron kushte moderne, ambient të ngrohtë dhe mikëpritës. Ka një staf të përzgjedhur akademik i cili shquhet për profesionalizëm të lartë. Gjatë tre viteve të studimeve kam kaluar vërtet shkëlqyeshëm, ishte një eksperiencë e re për të kuptuar edhe më shumë rëndësinë e komunitetit në përgjithësi pasi që edhe profesioni i punonjësit social është i tillë. Krahas studimeve kam punuar në një organizatë në të cilën me sukses i kam aplikuar njohuritë e fituara në Kolegj. Ju preferojë të rinjëve të cilët duan të studiojnë se Kolegji Dardania ofron mundësi të shkëlqyera për të fituar dituri të reja për profeionin e zgjedhur.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Eleonora Çeku

Eleonora Çeku ndonse është dëshmuar si eksperte e hotelierisë dhe turizmit konsiderohet afariste e suksesshme dhe e ka ndje të nevojshme të regjistrohet në Kolegjin Dardania në programin Shkenca Politike dhe Administrim Publik. Eleonora ka shprehur vullnet të thellë, angazhim të sinqertë dhe ka arritur rezultate të larta. Gjatë studimeve në Kolegjin Dardania studentja thekson: motivimi im buron thellë nga profesionalizmi, intelekti, dhe urtësia e profesorëve, si dhe e gjithë ndihma që më është ofruar nga Rektorja, dhe personeli i administratës. Prandaj, shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për stafin udhëheqës, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe profesionalizmin e treguar. Faleminderit Kolegji Dardania.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Gëzime Gegaj

Gezime Gegaj vjen nga Prishtina dhe është studente në Programin Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale në Kolegjin Dardania.
Gëzime Gegaj ka punuar në projekte për të rinjtë për 10 vite me radhë, në vitin 2016 ka themeluar organizatën The Way NGO, e cila ka për qëllim të mbështesë të rinjtë nga të gjitha komunitetet në Kosovë, t’i ndihmojë ne zhvillimin e aftësive te tyre për pjesëmarrje aktive, vendim-marrje, promovim dhe mbrojtje e të drejtave të të rinjve dhe përafrim të tyre.
Gëzimja përmes organizatës ku është e angazhuar është e përqëndruar tek vetëdijësimi përmes artit, kulturës dhe aktiviteteve per komunitetin. Përmes projekteve të realizuara, Gëzimja ka synuar që t’i aktivizojë të rinjtë për t’u orientuar drejt realizimit te qellimeve dhe endrrave te tyre si dhe pergatitjes profesionale dhe sociale.
Duke uruar që suksesi dhe angazhimi i Gëzimes për t’i fuqizuar të rinjtë mos të ndalet, Kolegji Dardania i uron shume suksese në vazhdimësi!

ALUMNI SUCCESS STORIES

Arbnora Duraku

Studentët e Kolegjit#Dardania dëshmojnë profesionalizmin e tyre në vendin e punës edhe ne tregun ndërkombëtar. Arbnore Duraku, studente e Kolegjit Dardania në Programin Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale, është punësuar në Apple Care – Geodis, në Pensylvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne jemi shumë krenar me Arbnorën dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim!

ALUMNI SUCCESS STORIES

Jehona Jashari

Jehona Jashari, studente e Kolegjit “Dardania në Programin “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale”, është e punësuar si edukatore në Kopshti Femijeve Hello Kids Roli i saj në Kopshti Femijeve Hello Kids është puna me fëmijët e grupmoshave 3 deri në 5 vjeç, në aktivitetin ditor për leximin e librave për fëmijë.
Ne i dëshirojmë suksese në vazhdim Jehonës dhe mbesim të përkushtuar për shkathtësimin e studentëve tanë në tregun e punës!

ALUMNI SUCCESS STORIES

Blend Zyrapi

Blend Zyrapi- ka përfunduar studimet Bachelor në Programin “Shkenca Politike dhe Administrim Publik” në Kolegjin Dardania në Prishtinë (2011-2014). Ai tani është duke ndjekur studimet Master në Kolegjin Dardania, në Programin Administrim Publik.

Blendi është i punësuar si asistent hulumtues në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Fokusi i tij primar brenda institutit është zhvillimi i politikave publike në sektorin e sigurisë në Kosovë.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Fitore Ajeti

Fitore Ajeti ka përfunduar studimet në Kolegjin Dardania në programin”Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale”.

Gjatë kohës kur ishte duke i ndjekur studimet, bashkë me grupin e saj kanë inicuar një projekt i cili ka pasur për qëllim të ju ndihmojë njerëzve me nevoja të ndryshme.

Fitorja ka punuar si Gazetare më shumë se 10 vjet, që 4 vite punon si moderatore e lajmeve në Rrokum TV dhe tani është edhe këshilltare për #media në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.



ALUMNI SUCCESS STORIES

Mimoza Morina-Kelani

Mimoza Morina-Kelani është e diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master në Programin Administrim Biznesi dhe Ekonomiks në Kolegjin Dardania

Mimoza është e punësuar si Auditore në Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit OfficeKolegji Dardania ju uron shumë suksese në vazhdimësi! 

ALUMNI SUCCESS STORIES

Valentina Beka

Valentina Beka është studente e diplomuar në nivelin Bachelor në Programin Juridik i përgjithshëm, gjenerata 2005/2006 në #Kolegjin #Dardania.Gjithashtu, është në prag të diplomimit në nivelin Master në Programin Administrim Publik gjenerata 2014/2016 në Kolegjin Dardania.

Pas diplomimit ka filluar punën si Menaxhere Exportit në një kompani private ku ka punuar për 2 vite, për të vazhduar punën në kompaninë M-Technologie.

ALUMNI SUCCESS STORIES

Fitore Misini

Ka përfundur studimet Bachelor dhe Master në Kolegjin Dardania ku tregoi sukses të shkëlqyer gjatë studimeve.

Nga muaji mars deri në prill të këtij viti, Fitorja qëndroi në Amerikë në një program shkëmbimi të quajtur “International Leadership Visitor Program – IVLP” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të marrë pjesë në këtë program, ajo u nominua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Gjatë periudhës sa qëndroi atje, vizitoi Departamentin e Shtetit Amerikan, organizata të ndryshme, shkolla dhe shumë institucione kulturore. Ajo ishte pjesëmarrësja e vetme në këtë program nga Kosova. Përvoja e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i shërbejë Fitores në punën e saj në American Corner Pristina. 

Kolegji Dardania i dëshiron Fitores suksese të vazhdueshme në karrierën profesionale!

ALUMNI SUCCESS STORIES

Skender Podvorica

Ka përfunduar studimet në Kolegjin Dardania në programin “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale”.

Ka gjashtë vite që është pjesë e Artpolis – Art and Community, gjithmonë duke shtyer përpara çështje sociale të cilat i preokupojnë të rinjët/rejat nga të gjitha komunitetet.

Duke qenë pjesë e shumë aktiviteteve si dhe duke përdorur artin si mjet për ndryshime sociale ai ka ndihmuar në promovimin e të drejtave të njeriut, feminizmit dhe barazisë gjinore.

Aktualisht punon si Asistent i Projekteve në Artpolis – Art and Community

Kolegji Dardania i uron shumë suksese Skenderit në karrierën profesionale!

ALUMNI SUCCESS STORIES

Sukseset e studentëve të diplomuar të Kolegjit Dardania

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?