Administrim Publik Master

Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten përgjatë karrierës suaj - dhe për të bërë një ndryshim në çdo gjë që bëni.

Misioni

Programi i studimit Administrim Publik në nivelin master është një program studimor i cili mundëson ngritjen profesionale dhe aftësimin praktik të studentëve në fushën e Administrimit Publik. Ky program permes mësimdhënies, punës praktike dhe hulumtimit synon të zhvillojë kuadro të afta që me punën dhe angazhimin e tyre t’i kontribuojnë zhvillimit të qendrueshëm dhe kreativ në mjedisin jetësor.

Ky program i studimit synon poashtu që të krijoj kuadro kompetente profesionale, të krahasueshme me programet MA të institucioneve të vendeve të zones evropiane të arsimit të lartë, të cilët do të jenë të aftë për të realizuar kerkesat mësipëme në kontekst të zhvillimit të jetës ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Kosovë.

Rezultatet e Pritura

Qëllimi i programit Administrim Publik në nivelin master është që t’i përgatisë studentët për kariera që do të jenë të dobishme për ta, për t’u angazhuar në vende pune në institucionet publike dhe private. Stafi akademik i programit Administrim Publik është i përkushtuar në aftësimin e studentëve në krijimin, artikulimin dhe zhvillimin e ideve, si bazë për hulumtime empirike. Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Rezultatet e pritura të programit të studimit MA Administrim Publik janë:

Programi ka për qëllim të aftësojë studentët në fushën e Administrimit Publik dhe të jenë të aftë të influencojnë trendet e administrimit publik në Kosovë dhe më gjerë. Studentët gjatë studimeve aftësohen në të menduarit kritik që mundëson zhvillimin intelektual të tyre dhe i aftëson të eksplorojnë idetë e tyre në ambientet punuese.

Rezultatet e pritura të programit të studimit janë:

  • Të kenë njohuri dhe aftësi të avancuara nga administrimi publik,të domosdoshme për për kryerjen me sukses të detyrave të punës në administrimit publik;
  • Të demonstrojnë një kuptim kritik dhe integrues të marrëdhënies në mes teorisë, hulumtimit dhe të praktikave të mira;
  • Të posedojnë një sërë praktikash si dhe aftësi konsultuese të përshtatshme për fushën e administrimit publik;
  • Të vlerësojnë, çështjet kyçe etike ligjore dhe të administrimit në praktikën profesionale në shërbimet publike;
  • Të jenë të pajisur me aftësi të avancuara kërkimore si dizajnimin, kryerjen dhe ekzekutimin e projekte kërkimore nga fusha e administrimit publik;
  • Të jetë në gjendje të përdorin njohuritë dhe dëshmitë e mbledhura nga projekte kërkimore për të informuar aplikim e tyre në problemet e që shfaqen në mjediset e administrimi publik;
  • Të komunikojnë në mënyrë profesionale në mjediset akademike, profesionale dhe komerciale;
  • Të kenë besim në njohuritë e tyre që të mund të operojnë në kontekste komplekse dhe të panjohura, përmes aplikimit të njohurive fleksibile, kreative, dhe gjenerimit të zgjidhjeve transformuese.

Plani i Studimit

Semestri 1Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Metodologjia e Hulumtimit Shkencor8Obligative
Aspektet Krahasimtare të Administratës në Vendet e BE-së8Obligative
Gjuhë Angleze I8Obligative
Zgjedhore 16Obligative
Semestri 2Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Qeverisja Elektronike8Obligative
Menaxhmenti Strategjik   8Obligative
Arsimimi Politik8Obligative
Zgjedhore 26Obligative
Semestri 3Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Kontrolli i Administratës    8Obligative
Analiza e Politikave Krahasuese Publike8Obligative
Administrata Fiskale8Obligative
Zgjedhore 36Obligative
Semestri 4Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Punim Hulumtues Teorik5Obligative
Punim Hulumtues Empirik                5Obligative
Punimi dhe Mbrojtja e Tezës së Masterit20Obligative

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

Master Graduate Areas
Nivelin Bachelor

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Studimet në Kolegjin Dardania janë shumë mbresëlënëse sepse përveç një ambienti miqësor dhe mikpritës, une kam gjetur shërbime mbështetëse të cilat ndihmojnë shumë përgjatë studimeve.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale