Kolegji Dardania në bashkëpunim me IPKO Telecommunications organizuan një ligjeratë të hapur për studentët

Zyra për Orientim të Karrierës në kuadër të Kolegjit Dardania në bashkëpunim me IPKO Telecommunications organizuan një ligjeratë të hapur për studentët në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierës, si dhe për programin e praktikës dhe punësimit. Në këtë ligjeratë studentët patën mundësinë që të njihen edhe me mënyrën dhe metodat e zhvillimit të strategjisë së kësaj kompanie e cila ndihmon në ngritjen profesionale duke ofruar informacione aktuale për tregun e punës.