Unioni Studentor ka zhvilluar një takim koordinues në kuadër të planifikimit të aktiviteteve studentore për periudhën në vijim. Gjatë këtij takimi u trajtuan dhe u diskutuan iniciativa të ndryshme që synojnë pasurimin e jetës studentore dhe rritjen e përfshirjes aktive të studentëve në aktivitete kulturore, akademike dhe sociale. Unioni Studentor mbetet i përkushtuar në zhvillimin e aktiviteteve që nxisin kreativitetin, pjesëmarrjen dhe përvojën studentore në përgjithësi.
Në përfundim të takimit, u dakordua që të vazhdohet puna me konkretizimin e ideve të propozuara dhe me ndarjen e detyrave për organizimin e aktiviteteve të ardhshme, duke u shqyrtuar edhe mundësia e përfshirjes së Alumni-ve në disa prej iniciativave të planifikuara. U theksua gjithashtu rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet anëtarëve të Unionit Studentor, me qëllim realizimin sa më efektiv të iniciativave të planifikuara. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan dhe u planifikuan aktivitete që synojnë promovimin e angazhimit të studentëve.
Aktivitetet e planifikuara janë si në vijim:
- Dita e Mësuesit: “Mirënjohje për Profesorët Tanë”
- Dita Ndërkombëtare e Gruas: Kutia e Mirënjohjes – “Vlerësimi i kontributit të grave në edukim dhe zhvillim shoqëror”
- Dita Botërore e Shëndetit: “Ndërgjegjësimi për Shëndetin dhe Mirëqenien”
- Dita Botërore e Librit: “Libri që më ndryshoi”
- “Inteligjenca emocionale dhe dinamika e komunikimit në mjediset profesionale bashkëkohore” debat/diskutim ndërveprues
- Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit – Tetori Rozë


